BallkanBallkan.PortalSvet.Slajder

Prokuroria e Stambollit ngriti akuzë kundër 20 personave për shkak të vrasjes së Kashogit

Prokuroria në Stamboll ka ngritur akuza kundër 20 personave të dyshimtë për shkak të vrasjes së gazetarit saudit, Xhamal Kashogi, në tetor të vitit 2018.

Ankara, 25 mars 2020 (MIA) – Prokuroria në Stamboll ka ngritur akuza kundër 20 personave të dyshimtë për shkak të vrasjes së gazetarit saudit, Xhamal Kashogi, në tetor të vitit 2018.

Kundër 18 sauditëve është ngritur akuzë për “vrasje me paramendim”, ndërsa dy veta janë akuzuar për “nxitje të vrasjes”.

Dy të akuzuarit për “nxitje të vrasjes” janë Saud al Kahtani, këshilltar i trashëgimtarit saudit të fronit, Muhamed bin Salman dhe ish njeriu i parë i zbulimit saudit, gjenerali Ahmed al Asiri. Tetëmbëdhjetë persona tjerë janë akuzuar për kryerje të vrasjes së gazetarit Kashogi.

Më 2 tetor të vitit 2018, Kashogi ka hyrë në Ambasadën e Arabisë Saudite në Stamboll dhe prej atëherë i humbet çdo gjurmë. Ai ishte kritik i njohur i pushtetit saudit. Më 20 tetor Riadi zyrtar pranoi se gazetari është vrarë në Ambasadë. bsh/

Таг
Back to top button
Close
Close