0_Maqedoni.PortalKronikëKronikë.PortalShoqëri

Prokuroria e Shkupit ka ngritur procedurë për 12 persona të cilët nuk i kanë respektuar rregullat shëndetësore

Prokuroria Themelore Publike Shkup ka parashtruar propozim për lëshimin e urdhrit ndëshkues ndaj gjithsej 12 personave për vepër penale "mosveprim sipas rregullave shëndetësore gjatë epidemisë" sipas nenit 206 paragrafi 1 nga Kodi Penal.

Shkup, 7 korrik 2020 (MIA) – Prokuroria Themelore Publike Shkup ka parashtruar propozim për lëshimin e urdhrit ndëshkues ndaj gjithsej 12 personave për vepër penale “mosveprim sipas rregullave shëndetësore gjatë epidemisë” sipas nenit 206 paragrafi 1 nga Kodi Penal.

Sipas Prokurorisë Publike, të pandehurit nuk kanë vepruar në përputhje me rregullat dhe urdhrat që përcaktojnë masa për të luftuar dhe parandaluar përhapjen e sëmundjes infektive KOVID-19. Ata nuk e kanë respektuar vendimin e qeverisë për të ndaluar grupimin e më shumë se pesë personave në vende publike.

Prokurori publik kompetent propozoi që secili nga të pandehurit të gjobitet me 100 gjoba ditore, kurse lartësia e një gjobe ditore të përcaktohet në 20 euro në kundërvlerë të denarit. sn/

Back to top button
Close
Close