0_Maqedoni.PortalKronikëKronikë.PortalShoqëri

Prokuroria e hulumton vdekjen e struganes, e cila vdiq nga Kovid-19

Prokuroria Themelore Publike Ohër e hulumton vdekjen e 66 vjeçares nga Struga, e cila është viktima e katërt nga koronavirusi në vend.

Shkup, 29 mars 2020 (MIA) – Prokuroria Themelore Publike Ohër e hulumton vdekjen e 66 vjeçares nga Struga, e cila është viktima e katërt nga koronavirusi në vend.

Prokuroria  pas zërave e ka hapur lëndën, siç citohet  në kumtesë, për vdekjen e  qytetares nga  Struga, grua e moshës 66 vjeçare  te e cila është diagnostifikuar prania e virusit COVID-19.

“Sipas informatave të para për shkak të gjendjes së përkeqësuar shëndetësore te pacientja tani e vdekur, mjeku amë  ka rekomanduar hospitalizim në Repartin infektiv  në spitalin e Ohrit. Por pacientja edhe përkundër diagnozës nuk është prnauar në spital”, thuhet në kumtesën e Prokurorisë.

Shtohet se Prokuroria do të ndërmarrë masa  për zbardhjen e arsyes së lidhur  dhe për konfirmim të fakteve për ekzistimin eventual  të përgjegjësisë penale.

Ministria e Shëndetësisë dje kumtoi për vdekjen e 66 vjeçares. Ajo dhe bashkëshorti i saj ishin diagnostifikuar me koronavirusi gjatë  ditës së pardjeshme. Pacientja ka pasur sëmundje të zemrës, sëmundje kronike të mushkërive dhe shtypje të lartë të gjakut.

Sipas anketës epidemiologjike, familja e të ndjerës drejtpërdrejti para shpalljes së gjendjes së krizës në Dibër (13 mars) ka qenë për vizitë në Dibër dhe kanë pasur kontakt me njërin prej mjekëve të infektuar atje, ndërsa pas njohurisë se ai është pozitiv ndaj koronavirusit, familja ka qenë në vetizolim shtëpiak.

Pasi janë lajmëruar simptomat e para te e vdekura, ajo më 24 mars ka caktuar testim për koronavirus përmes mjekut të saj amë. Materiali për testim është marrë më 26 mars, ndërsa rezultatet kanë mbërritur gjatë ditës së djeshme.

Për shkak të gjendjes së përkeqësuar shëndetësore të pacientes, mjeku amë menjëherë ka rekomanduar hospitalizim në Repartin Infektiv në Spitalin e Ohrit, por deri në marrjen e rezultateve dje, pacientja nuk është pranuar në spital.sa/

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close