0_Maqedoni.Portal0_Web_AktualeKronikëKronikë.PortalPolitikë

Prokuroria do t’i hetojë pretendimet e ministrit Çulev

Prokuroria themelore publike Shkup do t'i hetojë pretendimet e ministrit teknik të Punëve të Brendshme, Naqe Çulev të cilat u paraqitën dje, ndërkaq kanë të bëjnë me mbledhjen e mbajtur të Qeverisë më datë 15 të këtij muaji dhe me vendimin e sjellë për anulim të vendimeve të tij, në mënyrë që të konstatojë nëse ka parregullsi të cilat do të udhëzonin drejt veprës së kryer penale e cila ndiqet sipas detyrës zyrtare.

Shkup, 20 shkurt 2020 (MIA) – Prokuroria themelore publike Shkup do t’i hetojë pretendimet e ministrit teknik të Punëve të Brendshme, Naqe Çulev të cilat u paraqitën dje, ndërkaq kanë të bëjnë me mbledhjen e mbajtur të Qeverisë më datë 15 të këtij muaji dhe me vendimin e sjellë për anulim të vendimeve të tij, në mënyrë që të konstatojë nëse ka parregullsi të cilat do të udhëzonin drejt veprës së kryer penale e cila ndiqet sipas detyrës zyrtare.

Me atë qëllim, siç informojnë nga Prokuroria, prokurori kompetent publik parashtroi kërkesë në Qeveri për sigurim të të dhënave të nevojshme dhe dëshmive me shkrim të cilat kanë të bëjnë me pretendimet.

Paraprakisht, në Prokurorinë themelore publike Shkup nga ana e zëvendësministres plotësuese të Punëve të brendshme ishte parashtruar padi penale kundër ministrit teknik të Ministrisë së Punëve të Brendshme për vepër penale – Keqpërdorim të pozitës dhe autorizimit zyrtar nga neni 353 dhe Puna e pandërgjegjshme në shërbim nga neni 353-v nga Kodi penal. Paraqitja ka të bëjë me telegramin e sjellë nga 08.01.2020 nga ana e ministrit teknik me të cilin njoftohen udhëheqësit e njësive organizative në MPB se vendimet për sistemim të nënshkruara nga ish-ministri i Punëve të Brendshme të cilat nuk janë dorëzuar, nuk duhet t’u dorëzohen të punësuarve për të cilët ishin dedikuar.

Në pikëpamje të kësaj padie penale, prokurori kompetent publik dha urdhër të bëhen kontrolle në Ministrinë e Punëve të brendshme, tek minsitri teknik dhe tek zëvendësministrja plotësuese prej të cilëve kërkohet të parashtrojnë të dhëna relevante dhe të dorëzojnë dëshmi me shkrim.

Në të dy lëndët, varësisht nga të dhënat dhe dëshmitë e parashtruara, Prokuroria themelore publike Shkup do të vendosë në pajtim me Ligjin për procedurë penale. ab/

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close