0_Maqedoni.PortalPolitikëVideo deklaratë

Projekte infrastrukturore të rëndësishme po realizohen në komunën e Haraçinës

Në Komunën e Haraçinës projektet infrastrukturore po realizohen në vazhdimësi në tre vitet e fundit. Këtu jemi që të sigurohemi se punimet ndërtimore në rrjetin e kanalizimit në Haraçinë po zbatohen sipas planit të paraparë dhe afateve të përcaktuara. Këtë sot e deklaroi kryeministri Oliver Spasovski, i cili së bashku me ministrin Goran Sugareski ishte për vizitë pune në Komunën e Haraçinës.

Shkup, 25 qershor 2020 (MIA) – Në Komunën e Haraçinës projektet infrastrukturore po realizohen në vazhdimësi në tre vitet e fundit. Këtu jemi që të sigurohemi se punimet ndërtimore në rrjetin e kanalizimit në Haraçinë po zbatohen sipas planit të paraparë dhe afateve të përcaktuara. Këtë sot e deklaroi kryeministri Oliver Spasovski, i cili së bashku me ministrin Goran Sugareski ishte për vizitë pune në Komunën e Haraçinës.

Kryeministri Spasovski informoi se punimet në terren kanë filluar në mënyrë intensive nga fundi i janarit dhe tashmë ka përfunduar rreth 55 për qind e rrjetit kanalizues. Paralelisht janë duke punuar dy ekipe në dy lokacione të ndryshme. Kryeministri është i bindur se me këtë tempo, ndërtimi i kanalizimit primar për Haraçinën në gjatësi prej më shumë se dhjetë kilometrash do të përfundojë para afatit të paraparë, të përcaktuar për në mars të vitit 2021.

“Kur para tre vitesh ndodhën ndryshime politike dhe kur disa kanoseshin dhe parashikonin federalizim dhe kantonizim, ne premtuam se këtu në Haraçinë do të ndërtojmë kanalizim. E kemi premtuar këtë pasi është e palejueshme që vendbanimi që është vetëm dhjetë kilometra nga kryeqyteti të mos ketë rrjet kanalizimi në shekullin 21”, tha Spasovski. Shtoi se në këtë Komunë më së paku është investuar nga pushteti i kaluar, nga VMRO-DPMNE dhe BDI.

Spasovski theksoi se janë duke e ndjekur progresin e projektit i cili është në vlerë prej 106 milionë denarësh. Përkujtoi se në Komunën e Haraçinës para ca kohësh përfunduan punimet e godinës së re dhe bashkëkohore komunale, ndërsa mbetet që të rregullohet edhe hapësira rreth godinës dhe të pajiset me pajisje për zyra dhe të tjera. Potencoi se banorët e Haraçinës tani më lehtë dhe më shpejtë do t’i fitojnë shërbimet e Komunës. Përkujtoi se në vitin 2017 dhe 2018 është zbatuar rikonstruimi i barakës ekzistuese komunale, ku tani është duke punuar administrata. Është rikonstruuar shkolla e vjetër ndërsa në shkollën e re është duke u vendosur sistem energjetik efikas për ngrohje.

Përmes Byrosë për zhvillim rajonal dhe Agjencisë për mbështetjen e bujqësisë dhe zhvillimit rural u ndërtua rruga lokale drejt fshatit Grushinë ndërsa ka filluar ndërtimi i shëtitores dhe shtegut për biçikleta me rregullimin horikulturor në Haraçinë. Spasovski informoi se një pjesë e punimeve të bunarëve ka përfunduar ndërsa disa punime ndërtimore të bunarëve të tjerë janë në vijim me çka do të përfundojë edhe projekti për furnizimin autonom të rezervuarëve të ujit për rrjedhjen e papengueshme të ujit të pijshëm në Haraçinë.

Kryeministri paralajmëroi se në Komunën e Haraçinës do të fillojë ndërtimi i kopshtit të parë i cili do të jetë më i madh për nga sipërfaqja dhe kapaciteti i përkujdesit të fëmijëve. Qeveria edhe më tej do ta mbështesë Komunën dhe kryetaren e komunës, potencoi Spasovski duke shtuar se përmes projektit për asfaltimin e rrugëve lokale Komuna e Haraçinës i ka mbi 600 mijë euro nga shteti të cilat do të jenë për realizimin e projekteve infrastrukturore.

Kryetarja e Komunës së Haraçinës, Milikie Halimi tha se punimet në rrjetin e kanalizimit në terren po zhvillohen pa ndërprerje edhe në kushte të pandemisë me koronavirusin. Shtoi se komuna po ndryshon dhe por realizohen projekte infrastrukturore kurciale si kanalizimi, rrugë, kopshti, shëtitore … shk/

Премиерот Оливер Спасовски и министерот Горан Сугарески во работна посета на општина Арачиново

Posted by MИА.mk on Четврток, 25 јуни 2020

 

Back to top button
Close
Close