0_Web_Ballina - SllajderEvropëEvropë.PortalKorrespondentë BotëSvet.Slajder

Projekt buxheti i BE-së për shtatë vitet e ardhshme parashikon 12,6 miliardë euro për zgjerim

Kryetari i Këshillit Evropian, Sharl Mishell, e prezantoi versionin e fundit të propozim buxhetit për periudhën 2021-2027, me ç'rast më shumë zëra janë ulur, por për instrumentit parainkuadrues fotografia është pak më më komplekse, lajmëron korrespondentja e MIA-s nga Brukseli.

Bruksel, 10 prill 2020 (MIA) – Kryetari i Këshillit Evropian, Sharl Mishell, e prezantoi versionin e fundit të propozim buxhetit për periudhën 2021-2027, me ç’rast më shumë zëra janë ulur, por për instrumentit parainkuadrues fotografia është pak më më komplekse, lajmëron korrespondentja e MIA-s nga Brukseli.

Në prag të Samitit të BE-së javën e ardhshme në të cilin liderët duhet të arrijnë përparim të rëndësishëm në negociatat për buxhetin shtatëvjeçar të Unionit, Sharl Mishell, roli i të cilit është që ta ndërtojë kompromisin e fundit, sot propozoi buxhet për 20 miliardë euro më të vogël nga ai që u ofrua në shkurt – nga 1094 miliardë euro  në 1074 miliardë euro.

Për sa i përket vendeve të  zgjerimit megjithatë, për instrumentin parainkuadrues Mishelli propozon 12,565 miliardë euro. Instrumenti parainkuadrues, apo IPA 3 për periudhën 2021-2027, janë fondet e BE-së kushtuar vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Turqisë për rrugën e tyre drejt anëtarësimit të plotfuqishëm.

Këtë shumë që e propozon Këshilli Evropian në prag të Samitit paraqet rritje në krahasim me atë që Mishelli e ofroi në shkurt, në fillim të negociatave. Atëherë, propozimi ishte 11,4 miliardë euro, ulje të dukshme edhe lidhur me propozimin e Komisionit Evropian nga viti 2018, por edhe ulje të dukshme lidhur me buxhetin shtatëvjeçar paraprak të Unionit, ku fondet IPA ishin 13,2 miliardë euro.

Ndërkohë, gjatë majit, Komisioni Evropian doli me propozim të rishikuar lidhur me atë të vitit 2018, dhe vlerësoi se fondet IPA duhet të arrijnë 12,9 miliardë euro.

Duket se thirrja e Komisionit Evropian ka prekur deri te Mishelli, por, megjithatë me ulje të vogël. Tani Këshilli propozon IPA 3 të jetë rreth 300 milionë euro më pak nga ai që e ka propozuar Komisioni Evropian, nga 12,9 në 12, 565 miliardë euro. Njëkohësisht propozimi i ri i Këshillit Evropian   paraqet edhe rritje lidhur me propozimin në shkurt prej 1,2 miliardë euro.

Liderët e vendeve anëtare do të takohen më 17 korrik në Bruksel, për herë të parë fizikisht pas pesë muajve. tm/ar/

Back to top button
Close
Close