Kultura.SlajderKulturëKulturë.Portal

Projeksione të filmave pa pagesë nesër dhe pasnesër në parkun e QKR-së

Projeksione pa pagesë / kinema në ambient të hapur do të mbahen nesër dhe pasnesër në parkun e Qendrës kulturore të të rinjve.

Shkup, 16 korrik 2020 (MIA) – Projeksione pa pagesë / kinema në ambient të hapur do të mbahen nesër dhe pasnesër në parkun e Qendrës kulturore të të rinjve.

Siç kumtuan nga Qendra kulturore e të rinjve, në repertoarin e nesërm është filmi “Portrait of a Lady on Fire“ (2019) në regji të Seli  Shiama, ndërsa pasnesër “Everybody Knows” (2018) në regji të Asgar Farhadi. Projeksionet fillojnë në orën 21:00 dhe është siguruar përkthimi në gjuhën maqedonase.

“Biletat janë pa pagesë dhe të detyrueshme, dhe mund të merren përmes bileti.mkc.mk. Ngjarjet do të realizohen sipas protokollit adekuat, duke pasur kujdes për rekomandimet dhe masat për mbrojtje”, informojnë nga Qendra kulturore e të rinjve. ab/

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close