0_Maqedoni.Portal0_MIA Investigon.Portal0_Web_AktualeKorrespondentë MKDLajme nga komunatMIA InvestigonTemë

Problemet e ujësjellësit të Tetovës datojnë që nga planifikimi në vitin 1924

Problemet e ujësjellësit të Tetovës sipas të dhënave historike paraqiten që në fazën kur edhe nuk ka ekzistuar, gjegjësisht në periudhën e krijimit të planit për ndërtimin e sistemit urban të furnizimit me ujë duke filluar nga viti 1924 e deri në vitin 1931 kur përfunduan punët ndërtimore.

Tetovë, 20 gusht 2020 (MIA) – Problemet e ujësjellësit të Tetovës sipas të dhënave historike paraqiten që në fazën kur edhe nuk ka ekzistuar, gjegjësisht në periudhën e krijimit të planit për ndërtimin e sistemit urban të furnizimit me ujë duke filluar nga viti 1924 e deri në vitin 1931 kur përfunduan punët ndërtimore.

Kjo zbulohet në punimin “Ndërtimi i ujësjellësit të Tetovës nga viti 1924 deri në vitin 2031” të autores Vera Gosheva si pjesë e përmbledhjes së punimeve “Planifikimi hapësinor në Evropën Juglindore”, i publikuar nga Darko Gavrovski, kronik nga Tetova. Gjatë muajit gusht, Tetova për shumë ditë për shkak të disa defekteve pari ndërprerje tërë ditore në furnizimin me ujë në pothuajse tërë qytetin. Me probleme të tilla Tetova për shkak të mungesës së ujit për pirje duke e pasur parasysh rritjen drastike të popullatës, përballet intensivisht me fillimin e viteve të 90-ta të shekullit të kaluar.

“Edhe pse propozim të parë pati inxhinieri i punësuar në Komunën e Tetovës, Drejtoria e përgjithshme për ujëra në Beograd, projektin ia ka besuar një personi profesionist nga radhët e tyre. Inxhinieri nga Tetova, Milladin Peçinar ka parashikuar që ujësjellësi të mbajë në rrjetin e qytetit 100 litra ujë në sekondë me vlerësim se popullata në qytet do të rritet një për qind në vit. Ishte e nevojshme të kalojnë dy vite për projektin e përgjithshëm që ujësjellësi të përfundojë”, theksohet në punimin e Goshevës.

Deri në vitin 1924 në Tetovë qytetarët janë furnizuar nga çezmat e qytetit të cilat në kuadër të Perandorisë osmanlinje janë ndërtuar me mbajtjen e ujit nga kodra Baltepe.

Në projektin e përgjithshëm tre mundësi ishin në shtrirje për shfrytëzimin e ujit nga burimi. Ato janë burimet “Draga voda”, grupi i burimeve “Gajre-Lavce” dhe burimi “Ladna Voda”. Dhe këtu janë paraqitur problemet kur është dashur të shfrytëzohet burimi “Draga voda”si zgjedhje për vendin prej ku sillet uji deri tek amvisëritë e Tetovës.
“Gjatë tentimeve që të merret uji nga burimi Draga voda ka pasur kundërshtime të banorëve të Shipkovicës, Lisecit, Reçicës së Vogël dhe të Madhe, Bërvenicës. Gjatë ndërtimit të rrugës së shënuar ka lëshime, sepse ka pasur probleme me numrin e pusetave të atëhershme”, të cilat kanë shërbyer për përçimin e ujit. Këtë e ka zgjidhur Komisioni i Drejtorisë mbretërore të banjave e cila pas shqyrtimit të hollësishëm në terren e ka rritur numrin e pusetave, valvulave ajrore dhe një lloj tjetër të infrastrukturës për tubat e ujësjellësit, qëndron në punim.

Probleme ka pasur edhe për shkak të parave. Komuna e Tetovës, gjashtë milionë denarët atëherë ka kërkuar nga banka shtetërore hipotekare. Qëllimi ka qenë që të ndahen 4.200.000 për ndërtimin e vetë ujësjellësit, një milionë për blerjen e parcelave ku është dashur të kalojë, si dhe 800 mijë dinarë për korrigjimin e kalldërmës nëpër qytet ku do të minohet për vendosjen e tubave në rrugët kryesore të qytetit.

“Por atëherë Tetova mori hua prej pesë milionë dinarëve në vitin 1929 më pas kërkuan edhe një milionë dinarë dhe e tërë kjo ndikoi në punën e ndryshimeve të planit për ndërtim. Problemet me paratë e ngarkoi ndërtimin e rezervuarit sepse fillimisht është vendosur të zvogëlohet madhësia dhe kështu është ndryshuar vendimi kur janë gjetur mjetet shtesë”, thuhet në punim.

Gjatësia e sistemit të ujësjellësit ishte katër kilometra e 674 metra. Ujësjellësi u lëshua zyrtarisht në përdorim në nëntor të vitit 1931. Viti kur përfundoi ujësjellësi, Tetova kishte 16.359 banorë.

Tani Komuna e Tetovës e cila numëron mbi 80 mijë banorë sipas regjistrimit nga viti 2002, furnizohet me ujë nga katër burime. Sipas të dhënave në “Studim-raportin për vlerësim strategjik të mjedisit jetësor për Projekt programin për furnizim me ujë, kullim, mbledhje de pastrim të ujërave të zeza urbane për Aglomeracia Tetovë” nga viti 2016, tani burimi Draga Voda në Shipkovicë jep prej 10 deri në 20 litra në sekondë nga të cilat pesë litra shkojnë për furnizim me ujë në fshatin Gajre. Pjesa tjetër e sasisë së ujit transportohet me tubacione dhe lidhet në rrjetin e vjetër nga Kodra e Diellit deri në Tetovë.

“Tre burimet tjera janë – Burimi i Vakëfit i cili është më i larti sipas lartësisë mbidetare që arrin deri në 1940 metra. Burimi Uliverit gjendet në lartësi mbidetare prej 1760 metrave. Për nevojat e sistemit për furnizimin me ujë në Tetovë, vetëm një pjesë e burimit ishte i mbyllur në vitin 1989, ndërsa pjesa e dytë shfrytëzohet për ujitjen e sipërfaqeve bujqësore në Pallçishtë të Epërme (afër 30-40l/s për shkak të kanalit të hapur) dhe pjesën e fundit nga uji i mbetur e ndjekë shtrati natyral i lumit dhe më pas mblidhet në kanalin Ujërat e Sharrit, i cili i mbledh rrjedhat ujore sipas gjatësisë së rutës së kanalit dhe i transporton në Liqenin e Mavrovës. Burime të mëdha gjenden në kuadër të kompleksit turistike Kodra e Diellit, në lartësi mesatare mbidetare prej 1710 metrave dhe janë të locuara në shpatet të cilat në periudhën e dimrit (në gjendje të mirë) shfrytëzohen si terrene për skijim. Dy ndërhyrje janë ndërtuar në vitin 1956”, theksohet në studim.

Nga katër burimet, tre janë të lidhura me rezervuarin e përgjithshëm i cili shfrytëzohet si kundërshtar i cili kalon nëpër katër hidrocentrale të vogla para se të hyjë në rezervuarin e qytetit. Rrjedha minimale mujore është rreth 120 litra, ndërsa ajo maksimale mujore rreth 500 litra. Ekzistojnë edhe gjashtë puseta si stend-baj kapacitete të cilat janë bërë në vitin 2002, në kufijtë e qytetit që të vendosen në funksion në rast të mungesës së ujit, sepse burimet përballen me minimum prodhim në muajin shkurt/mars, ndërsa maksimalet paraqiten në maj/qershor. Pusetat sipas përfaqësuesve të NKP Tetovë, shfrytëzohen shumë rrallë.

Në Studimin për valorizimin e vlerave natyrore të Malit Sharr janë evidentuar mbi 100 burime me ujë.

Aleksandar Samarxhiev

Back to top button
Close
Close