0_Maqedoni.PortalPolitikëVideoVideo deklaratë

Presidenti Pendarovski u takua me ministrin e Punëve të Jashtme të Qipros, Nikos Hristodulides

Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski sot pati takim me ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Qipros, Nikos Hristodulides, në të cilin u bisedua për mundësitë për bashkëpunim mes dy shteteve pas vendosjes së marrëdhënieve diplomatike në gusht të vitit 2019.

Shkup, 4 mars 2020 (MIA) – Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski sot pati takim me ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Qipros, Nikos Hristodulides, në të cilin u bisedua për mundësitë për bashkëpunim mes dy shteteve pas vendosjes së marrëdhënieve diplomatike në gusht të vitit 2019.

Presidenti Pendarovski, siç informojnë nga kabineti i tij, në takim ka theksuar se Republika e Maqedonisë së Veriut është e gatshme për zhvillimin e bashkëpunimit me Republikën e Qipros në të gjitha sferat nga interesi i përbashkët, duke e përfshirë bashkëpunimin ekonomik,. këmbimin tregtar dhe investimet, Në këtë kontekst, presidenti Pendarovski shprehu pritje për përfaqësimin e afërt diplomatik mes dy shteteve në nivel të ambasadorëve.

Lidhur me aspiratat e Maqedonisë së Veriut për anëtarësim në BE, Pendarovski e ka riafirmuar pritjen se së shpejti do të sillet metodologji e re për zhvillimin e negociatave aderuese dhe do të caktohet datë për fillimin e negociatave aderuese për anëtarësim në Union. Një vendim i tillë, sipas Pendarosvkit, do të japë kontribut të rëndësishëm në përforcimin e stabilitetit dhe prosperitetit në rajon, por edhe në vetë Bashkimin Evropian.

Presidenti Pendarovski në takim theksoi se shteti vazhdon të punojë në realizimin e qëllimeve strategjike, si dhe në realizimin e agjendës vendore reformuese. Në takim, siç informojnë nga kabineti i Pendarovskit, janë këmbyer mendime dhe informacione për gjendjet aktuale në rajon, duke e përfshirë edhe kërcënimin nga emigrimi i paligjshëm. fb/

Таг
Back to top button
Close
Close