0_Maqedoni.PortalShoqëri

Presidenti Pendarovski u takua me ambasadorin rus, Bazdnikin

Presidenti Stevo Pendarovski priti sot ambasadorin e Federatës ruse, Sergej Bazdnikin.

Shkup, 7 shtator 2020 (MIA) – Presidenti Stevo Pendarovski priti sot ambasadorin e Federatës ruse, Sergej Bazdnikin.

Në takim, kumtoi kabineti e presidentit, të dy bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime mbi marrëdhëniet e përgjithshme dypalëshe mes dy vendeve në fusha me interes të përbashkët.

Presidenti Pendarovski dhe ambasadori Bazdnikin shkëmbyen informacione mbi situatën në të dy vendet në kontekstin e pandemisë Kovid-19 si dhe mbi trajtimin e pasojave shëndetësore, ekonomike dhe sociale.

Në prag të Ditës së Pavarësisë – 8 Shtatorit, ambasadori Bazdnikin i dorëzoi presidentit Pendarovski mesazhin e urimit nga presidenti i Federatës Ruse, Vlladimir Putin.

Prej kabinetit të Pendarovskit e përcjellën tekstin integral të mesazhit urues nga presidenti rus:

“I nderuar zotëri president, pranoni urimet me rastin e festës kombëtare të vendit tuaj – Ditës së Pavarësisë. Jam i bindur që promovimi i bashkëpunimit dypalësh konstruktiv mes Federatës Ruse dhe Republikës së Maqedonisë të Veriut do t’i përshtatej interesave të popujve tanë, do të kontribuonte në përforcimin e sigurisë dhe të stabilitetit në Ballkan. Ju uroj sinqerisht shëndet dhe suksese, ndërsa për të gjithë bashkëqytetarët tuaj paqe dhe prosperitet. Sinqerisht, V. Putin”. bs/fab

Back to top button
Close
Close