0_Maqedoni.Portal0_Web_Ballina - Sllajder0_Web_Përzgjedhja e redaktoritMakedonija.SlajderPolitikëShoqëriVideo deklaratë

Presidenti Pendarovski shpalli gjendje të jashtëzakonshme

-Presidenti Stevo Pendarvski sonte shpalli gjendje të jashtëzakonshme në shtet. Ky vendim është sjellë siç tha për menaxhim efikas me koronavirusin.

Shkup, 18 mars 2020 (MIA) -Presidenti Stevo Pendarvski sonte shpalli gjendje të jashtëzakonshme në shtet. Ky vendim është sjellë siç tha për menaxhim efikas me koronavirusin.

Gjendja e jashtëzakonshme do të zgjasë 30 ditë. Në këtë periudhë Qeveria deri te Pendarovski do të duhet të dorëzojë raport për efektet nga masat e sjella për mbrojte nga koronavirusi, çdo ditë ta informojë për aktivitetet e ndërmarra për planet e azhurnuara për veprime në të ardhmen.

Qeveria do të vazhdojë të funksionojë si teknike.

“Pak më parë e nënshkrova vendimin për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në territorin e gjithë shtetit. Fakti që për herë të parë që nga pavarësia jonë shpalim gjendje të jashtëzakonshme tregon se sa është situata e ndërlikuar në shtet. Zgjedhjet do të duhen të shtyhen, ndërsa do të caktohen madje kur për këtë do të krijohet rasti”, theksoi Pendarovksi në paraqitjen e tij të jashtëzakonshme.

Qytetarët edhe një herë i porositi që të rrinë në shtëpi dhe mos udhëtojnë jashtë vendit.

Shpalljen e gjendje së jashtëzakonshme e kërkoi Qeveria, ndërsa me një qëndrim të tillë paraprakisht dolën edhe liderët  LSDM-së dhe të VMRO-DPMNE-së, Zoran Zaev dhe Hristian Micskoski.

Propozimin e Qeverisë për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme e bëri të ditur dhe e shpjegoi kryeministri Oliver Spasovski , pas çka ishte dorëzuar deri te kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi. Xhaferi e dërgoi deri te Pendarovski i cili si shef i shtetit, ka kompetenca që të shpallë gjendje të jashtëzakonshme.

“Qeveria tashmë nuk ka më asnjë dilemë. Për këtë në seancën e sotme kemi vendosur gjendje të jashtëzakonshme, tani dhe menjëherë. Masat i kanë dhënë rezultatet e pritura, por duhet të përforcohen me vendosje të gjendjes së jashtëzakonshme që të pengojmë kulm akoma më të madh. Jemi të bindur se kjo mund të rregullohet vetëm me gjendje të jashtëzakonshme”, përmendi Spasovski në konferencën për shtyp në Qeveri.

Kryeministri sqaroi se Kuvendit shpall gjendje të jashtëzakonshme, por nëse është i shpërbërë, ekziston dispozitë kushtetuese që këtë ta bëjë presidenti i shtetit – ai mund së shpallë gjendje të jashtëzakonshme në kohëzgjatje prej 30 ditëve. Spasovski potencoi edhe se shteti ynë për herë të parë në historinë e saj do të japë një masë të tillë. Vendosja e gjendjes së jashtëzakonshme është një nga vendimet më të vështira që e ka marrë cilado qeveri.

Në bazë të nenit 125 nga Kushtetuta paragrafi 4, Kuvendi nuk mundet të mblidhet, vendim për ekzistim të gjendjes së jashtëzakonshme merr presidenti i Republikës dhe ia dërgon Kuvendit për konfirmim nëse do të ketë mundësi ai të mblidhet.

Neni 126 nga Kushtetuta thotë se ekzistimi i gjendjes ushtarake aspo të jashtëzakonshme Qeveria në pajtim me Kushtetutën dhe edhe me ligj miraton dekrete me fuqi ligjore. Autorizimi i Qeverisë që të miratojë dekret me fuqi ligjore zgjat deri pas përfundimit të gjendjes ushtarake apo të jashtëzakonshme për çka vendos Kuvendi. fc/mb/

 

 

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close