0_Maqedoni.PortalPolitikë

Presidenti Pendarovski përmes video-lidhjes ka biseduar me ambasadoren e re të Lituanisë

Presidenti Stevo Pendarovski, sot përmes  video-lidhjes  ka biseduar me ambasadoren e sapoemëruar të   Republikës së Lituanisë për Republikën e Maqedonisë së Veriut, me seli në Zagreb.

Shkup, 13 korrik  2020 (MIA) – Presidenti Stevo Pendarovski, sot përmes  video-lidhjes  ka biseduar me ambasadoren e sapoemëruar të   Republikës së Lituanisë për Republikën e Maqedonisë së Veriut, me seli në Zagreb.

Për shkak të pandemisë së KOVID-19, ambasadorja Ragukjene, në vend të ceremonisë protokollare në Kabinetin e presidentit,  letrat e akredituara i dorëzoi në mënyrë me shkrim.

Duke dërguar urim  për emërimin e funksionit, presidenti Pendarovski, siç theksoi kabineti i tij,  shprehu bindje se angazhimi i ambasadores Ragukjene do të japë kontribut të rëndësishëm  në përforcimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit mes dy shteteve në të gjitha fushat nga interesi i përbashkët.

Duke u kthyer në aspiratat strategjike të Republikës së Maqedonisë së Veriut për anëtarësim në BE,  presidenti Pendarovski shprehu falënderim për  sinqeritetin dhe mbështetjen e fuqishme të Lituanisë në rrugën tonë euroatlantike.

Të dy bashkëbiseduesit këmbyen mendime edhe për gjendjen aktuale me pandeminë e KOVID-19 në të dy shtetet, si dhe për ballafaqimin me sfidat e aspektit  socio-ekonomik shëndetësor.

Presidenti Pendarovski i dëshiroi sukses ambasadores së Lituanisë në kryerjen e kësaj detyre, duke theksuar se   në atë drejtim e ka  mbështetjen e tërësishme dhe ndihmën e institucioneve tona. sa/

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close