0_Maqedoni.PortalPolitikë

Presidenti Pendarovski për vizitë në Kumanovë

Presidenti Stevo Pendarovski sot në kuadër të projektit "Ballë për ballë me presidentin" po qëndron në Kumanovë, ku do ta vizitojë shkollën fillore "Toli Zordumis", ndërkaq u takua edhe me doktoreshën Nurie Alii dhe meteorologun Boris Sekirarski.

Shkup, 27 shkurt 2020 (MIA) – Presidenti Stevo Pendarovski sot në kuadër të projektit “Ballë për ballë me presidentin” po qëndron në Kumanovë, ku do ta vizitojë shkollën fillore “Toli Zordumis”, ndërkaq u takua edhe me doktoreshën Nurie Alii dhe meteorologun Boris Sekirarski.

Në shkollën “Toli Zordumis” mësimi mbahet në gjuhën maqedonase dhe shqipe, ndërsa siç informojnë nga kabineti presidencial, në të është implementuar Nansen modeli për arsim interkulturor që i integron nxënësit, prindërit dhe mësimdhënësit nga bashkësi të ndryshme etnike përmes procesit bashkëkohor edukativ – arsimor.

Gjatë vizitës në Kumanovë, presidenti Pendarovski u takua me doktoreshën Nurie Alii, e cila mbi 20 vite kujdeset për shëndetin e grave në Kumanovë. Presidenti theksoi se duhet të ceken shembujt pozitiv në shoqëri, siç është Alii.

Pendarovski e vizitoi edhe meteorologun Boris Sekirarski, i cili tashmë tre dekada punon në Drejtorinë për punë hidrometeorologjike (DPHM) në Shkup, ndërsa është posedues i disa mirënjohjeve vendore dhe ndërkombëtare për inovacionet e veta.

“Duke i ndjekur ndryshimet klimatike dhe pasojat nga ato, Sekirarski e krijoi IoT-in e parë në vend për nga funksioni (IoT Internet of Things) pajisje e quajtur ELIF (Electronically Leed Internet Forecast), funksioni i të cilit është parashikimi i vërshimeve dhe motit të lig. Me të në rajon do të mund të punojnë shtabet e krizës në nivele të ndryshme dhe vazhdimisht të kenë vlerësime për kërcënime të ndryshme të natyrës”, informuan nga Kabineti i presidentit.

“Projekti “Ballë për ballë me Presidentin” është inicuar në programin zgjedhor të presidentit Pendarovski, ndërsa qëllimi është që përmes vizitave në vendbanime të ndryshme në vend, ai të takohet me sa më shumë qytetarë, dhe prej së afërmi t’i dëgjojë problemet dhe sfidat me të cilat përballen qytetarët, si dhe idetë për tejkalimin e tyre. ab/

Таг
Back to top button
Close
Close