0_Maqedoni.PortalPolitikë

Presidenti Pendarovski i priti anëtarët e Këshillit për mbikëqyrje qytetare

Presidenti Stevo Pendarovski sot i priti anëtarët e Këshillit të mbikëqyrjes qytetare nga të cilët u informua për situatën, sfidat dhe problemet në punën e Këshillit

Shkup, 17 janar 2020 (MIA) – Presidenti Stevo Pendarovski sot i priti anëtarët e Këshillit të mbikëqyrjes qytetare nga të cilët u informua për situatën, sfidat dhe problemet në punën e Këshillit.

“Funksionimi i tij është jashtëzakonisht i rëndësishëm në periudhën parazgjedhore, si organ i vetëm i cili mund të bëjë kontroll të ligjshmërisë së zbatimit të masave për ndjekjen e komunikimeve. Anëtarët e Këshillit e shprehën shqetësimin për shkak mos funksionalitetit të këtij trupi i cili, siç thanë del nga zbatimi joadekuat i  Ligjit për ndjekjen e komunikimeve, që u miratua me konsensus mes partive politike”, informon Kabineti i Presidentit.

Siç thuhet në kumtesë, bashkëbiseduesit potencuan se deputetët në Kuvend duhet të mundësojnë funksionim pa pengesa, praktik dhe jo vetëm funksionim deklarativ të Këshillit mbikëqyrjes qytetar në sektorin e sigurisë.

“Ato potencuan se detyra e tyre është t’i kontrollojnë dyshimet e qytetarëve, të këshillojnë dhe alarmojnë, ndërsa pikërisht reformat në këtë sektor janë një ndër kushtet për integrimet tona euroatlantike. Presidenti Pendarovski potencoi se sektori i sigurisë është një ndër parakushtet themelore për stabilitet politik dhe ekonomik të çdo shteti ligjor. Prandaj tha ai, të gjitha institucionet kompetente duhet të jenë maksimalisht të përkushtuara në proceset reformuese, përfshirë edhe mundësimin e funksionalitet të plotë të Këshillit të mbikëqyrjes qytetare, si një ndër mekanizmat në sigurimin e sigurisë të përgjithshme dhe individuale, privatësinë, të drejtat dhe liritë e secilit qytetarë”, informon Kabineti i Pendarovskit.

Në takim ka marrë pjesë kryetarja e Këshillit Margarita Caca Nikollovska dhe anëtarët Dijana Toska, Arjeta Ceka Zhaku, Ice Ilieski, Gordan Kallajxhiev dhe Marija Zllatanova-Kocevska. sn/

Back to top button
Close
Close