0_Maqedoni.PortalPolitikëVideoVideo deklaratë

Presidenti Pendarovski i pranoi letrat kredenciale të ambasadorëve të rinj të Kubës dhe Egjiptit

- Presidenti Stevo Pendarovski, sot i pranoi letrat kredenciale të ambasadorëve të sapoemëruar të Kubës dhe Egjiptit.

Shkup, 11 mars 2020 (MIA) – Presidenti Stevo Pendarovski, sot i pranoi letrat kredenciale të ambasadorëve të sapoemëruar të Kubës dhe Egjiptit.

Në ceremoninë e dorëzimit të letrave kredenciale nga ana e Karidad Jamira Kieto Milian, ambasadorja e sapoemëruar e Kubës në vend, me seli në Sofje, presidenti Pendarovski, siç informojnë nga kabineti i tij, ka theksuar se ekziston interes i ndërsjellë dhe potencial i rëndësishëm për bashkëpunim më gjithëpërfshirës, si dhe zhvillim përmbajtësor cilësor të marrëdhënieve të ndërsjella në interes edhe për të mirën e dy popujve. 

Ambasadorja Milian e shfaqi përkushtimin dhe gatishmërinë e tërësishme të Kubës për përforcim të mëtutjeshëm të dialogut politik me Maqedoninë e Veriut, për zhvillim të marrëdhënieve bilaterale në sferat e ndryshme dhe për nxitjen e lidhjeve ekonomike dhe tregtare mes të dyja shteteve.

Duke theksuar se Maqedoninë e Veriut dhe Egjiptin i lidh një traditë e miqësisë dhe respektit reciprok, presidenti Pendarovski, siç informuan nga kabineti i tij, në dorëzimin e kredencialeve nga ana e Kalid Ibraim Emara, ambasador i sapoemëruar i Egjiptit në vendin tonë, me seli në Sofje, ka theksuar se ekziston interes për avancimin dhe për përqendrimin e zhvillimit të marrëdhënieve në sferën e ekonomisë, shkëmbimit tregtar, si dhe kulturës, arsimit, shkencës dhe teknologjisë.

Ambasadori Emara tha se të dyja vendet dhe të dy popujt kanë traditë shumëvjeçare të miqësisë që bazohet në përvojat dhe vlerat e ndara duke nënvizuar se në periudhën e ardhshme, misioni i tij do të jetë thellimi i bashkëpunimit të shkëlqyer në shumë sfera me interes të përbashkët të cilat do të jenë në interes të të dy popujve.

Presidenti Pendarovski, informojnë nga kabineti i tij, ambasadorëve të sapoemëruar iu dëshiroi sukses në kryerjen e funksionit të përgjegjshëm diplomatik. fc/ 

Back to top button
Close
Close