BotëBotë.PortalSvet.Slajder

Presidenti kinez për vizitë të parë në Vuhan nga fillimi epidemisë me Kovid-19

Presidenti kinez Si Xhinping sot është për vizitë në Vuhan, epiqendra e epidemisë së koronavirusit të ri. Kjo është vizita e tij e parë në atë qytet nga fillimi i epidemisë në fund të vitit të kaluar.

Pekin, 10 mars 2020 (MIA) – Presidenti kinez Si Xhinping sot është për vizitë në Vuhan, epiqendra e epidemisë së koronavirusit të ri. Kjo është vizita e tij e parë në atë qytet nga fillimi i epidemisë në fund të vitit të kaluar.

Gjatë vizitës në Vuhan, Si “do të vizitojë dhe do të dërgojë përshëndetje deri te personeli mjekësor, ushtarë, punonjës në komunitet, efektivë të policisë, autoritete lokale dhe vullnetarë, të cilët luftojnë kundër epidemisë, si dhe me pacientë dhe banorë të qytetit”, njofton Sinhua.

Si kryesisht ka munguar në mediat shtetërore kineze nga fillimi i krizës, por nga muaji i kaluar është më i pranishëm pasi që situata u përkeqësua. mb/

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close