BotëBotë.Portal

Presidenti irakian refuzoi të emërojë kandidat për kryeministër

Presidenti irakian Barham Salih sot refuzoi të emërojë për kryeministër kandidat nga grupi i deputetëve në Parlament, i cili e mbështetë Iranin, duke theksuar se më shpejt do të japë dorëheqje sesa të emërojë dikë që nuk do të pranohet nga protestuesit.

Bagdad, 26 dhjetor 2019 (MIA) – Presidenti irakian Barham Salih sot refuzoi të emërojë për kryeministër kandidat nga grupi i deputetëve në Parlament, i cili e mbështetë Iranin, duke theksuar se më shpejt do të japë dorëheqje sesa të emërojë dikë që nuk do të pranohet nga protestuesit.

Salih në kumtesë theksoi se është i gatshëm të japë dorëheqje në Parlament, sepse Kushtetuta nuk e lejon të refuzojë kandidat për kryeministër.

Protestat masive në Irak filluan më 1 tetor për shkak të standardit të ulët të jetesës dhe funksionimit të keq të shërbimeve publike. Pjesa më e madhe e protestuesve janë të rinj, të cilët kërkojnë reforma në sistemin politik, për të cilin pohojnë se është thellë i futur në korrupsion dhe e mban popullatën në varfëri. Deri më tani në protesta kanë humbur jetën më shumë se 450 persona. mb/

Таг
Back to top button
Close
Close