BallkanBallkan.PortalKorrespondentë Botë

Presidenti i Kosovës e nënshkroi dekretin për Ligjin për përballje me pandeminë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi njoftoi sonte se e ka nënshkruar dekretin për shpalljen e Ligjit për luftë kundër pandemisë së Kovid-19, i cili të premten e kaluar, më 14 gusht, u miratua nga Kuvendi i Kosovës, njofton korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

Prishtinë, 20 gusht 2020 (MIA) – Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi njoftoi sonte se e ka nënshkruar dekretin për shpalljen e Ligjit për luftë kundër pandemisë së Kovid-19, i cili të premten e kaluar, më 14 gusht, u miratua nga Kuvendi i Kosovës, njofton korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

Në postimin në Fejsbuk, Thaçi informoi se, përveç ligjit të përmendur ka nënshkruar edhe dy ligje të tjera, që duhet të kontribuojnë për përballje më efikase të shtetit me pasojat nga sëmundja infektuese.

“Kosova tani e ka Ligjin për parandalim dhe luftë kundër pandemisë së Kovid-19, Ligjin për ratifikimin e marrëveshjes me “Asociacionin ndërkombëtar për zhvillim lidhur me financimin e projektit urgjent Kovid-19 dhe atij për Marrëveshjen për huamarrje mes Kosovës dhe BE-së për ndihmë makrofinanciare”.

“Sot i nënshkrova këto tre ligjet e rëndësishme të cilat ndihmojnë për tejkalimin e kësaj situate dhe për ripërtëritje ekonomike”, ka shënuar Thaçi.

Me Ligjin për luftë kundër pandemisë së Kovid-19 u jepet legjitimitet masave që i ndërmerr Qeveria e Kosovës në përballjen me sëmundje infektive. ia/fb/

Таг
Back to top button
Close
Close