EvropëEvropë.Portal

Presidentët rusë mund të kenë imunitet nga përndjekja penale edhe pas skadimit të mandatit

Presidentët rusë mund të fitojnë imunitet nga përndjekja penale pasi t'u përfundojë mandati, në bazë të reformave kushtetuese, deklaroi përfaqësuesi i lartë qeveritar, Pavell Krashenikov.

Moskë, 19 shkurt 2020 (MIA) – Presidentët rusë mund të fitojnë imunitet nga përndjekja penale pasi t’u përfundojë mandati, në bazë të reformave kushtetuese, deklaroi përfaqësuesi i lartë qeveritar, Pavell Krashenikov.

Imuniteti pas përfundimit të mandatit presidencial është propozim i grupit parlamentar të punës, që pasoi pasi presidenti Vlladimir Putin muajin e kaluar publikoi reforma të sistemit politik.

Nisma e Putinit, që pasoi pas rikonstruimit të Qeverisë, vlerësohet si mjet për vazhdimin e qeverisjes së tij pas skadimit të mandatit presidencial në vitin 2024.

“Propozimet e grupit parlamentar të punës përfshijnë dhënien e imunitetit ish-presidentëve nga përndjekja penale, presidenti i Rusisë, kur t’i skadojë mandati fiton imunitet”, theksoi bashkëkryesuesi i grupit Krashenikov.

Ai shtoi se edhe presidentët rusë mund të bëhen edhe senatorë të përjetshëm pas skadimit të mandatit.

Deputetët në Dhomën e Poshtme dhe të Epërme të Parlamentit rus gëzojnë imunitetin nga përndjekja penale. shk/

 

Таг
Back to top button
Close
Close