0_Sport,PortalFutbollSport

Premier ligë nuk do të ketë as në maj

Udhëheqësia e Premier ligës, kumtoi se ndeshjet nuk do të luhen as në maj. Në mbledhjen e jashtëzakonshme sot, ku u shqyrtua gjendja aktuale dhe ndërprerja e të gjitha aktiviteteve për shkak të pandemisë së koronavirusit, u konkludua se shëndeti i njerëzve është prioritet, ndërsa ndeshjet e futbollit do të vazhdojnë sa të krijohen kushte për këtë.

Londër, 3 prill 2020 (MIA) – Udhëheqësia e Premier ligës, kumtoi se ndeshjet nuk do të luhen as në maj. Në mbledhjen e jashtëzakonshme sot, ku u shqyrtua gjendja aktuale dhe ndërprerja e të gjitha aktiviteteve për shkak të pandemisë së koronavirusit, u konkludua se shëndeti i njerëzve është prioritet, ndërsa ndeshjet e futbollit do të vazhdojnë sa të krijohen kushte për këtë.

Për shkak të ndërprerjes së Premier ligës, klubet angleze shënojnë humbje të mëdha financiare, ndërsa si përgjigje ndaj kësaj janë paralajmërimet për oferta të kontratave për lojtarët me 30 për qind rroga më të vogla.

Është arritur marrëveshje që të formohet edhe fond prej 125 milionë funta për ndihmë të atyre ekipeve, të cilat thellë do të hyjnë në krizë. bsh/

Back to top button
Close
Close