0_Sport,PortalFutbollSport.Slajder

Premier Liga kthehet në tre zëvendësime

Londër, 6 gusht 2020 (MIA) – Në Premier Ligë nga sezoni i ardhshëm sërish do të lejohen vetëm tre zëvendësime, është vendosur në takimin e klubeve.

Sipas Bi-Bi-Si-së, klubet kanë votuar që të kthehen në rregullin e vjetër, pasi konsiderojnë se më shumë zëvendësime janë në favor të klubeve më të fuqishme dhe më të pasura.

Federata ndërkombëtare e futbollit (FIFA) lejoi edhe dy zëvendësime për shkak të vëlllimit të punës së futbollistëve pas “ristartimit” të sezonit, fillimisht deri në shtator, e pastaj e vazhdoi këtë rregull deri në gusht të vitit 2021.

Kjo do të thotë se pesë zëvendësime, nëse ashtu vendosin organet kompetente, do të mund të shfrytëzohen në ndeshjet e kombëtareve, EURO dhe Kopa Amerika, verën e ardhshme. bsh/

Таг
Back to top button
Close
Close