0_Sport,PortalFutbollSport.Slajder

Liga e parë angleze më e mira në botë, Liga e parë e Maqedonisë në vendin e 77-të

Për herë të parë prej vitit 2009, Premier liga angleze sërish është liga më e mirë nacionale e futbollit në botë. Dominimi i La Ligës spanjolle përfundoi pas nëntë viteve një pas një në vend të parë.

Londër, 21 janar 2020 (MIA) – Për herë të parë prej vitit 2009, Premier liga angleze sërish është liga më e mirë nacionale e futbollit në botë. Dominimi i La Ligës spanjolle përfundoi pas nëntë viteve një pas një në vend të parë.

Performanset e ekipeve Liverpull, Totenhem dhe mançester Siri në Ligën e kampionëve kontribuoi shumë për fitoren e Premier ligës angleze në rangimin e sivjetmë të IFFHS (Federata ndërkombëtare për histori të furbollit dhe statistikë).

Në vend të dytë u gjend Liga braziliane, përderisa Kampionati spanjoll ra në vend të tretë. Rënie prej katër vendeve shënon edhe Liga e parë e futbollit në Maqedoninë e Veriut, e cila tani ndodhet në vendin e 77-të.

Dhjetë kampionatet nacionale të futbollit sipas IFFHS:
1. Angli – 1.287 pikë
2. Brazil – 1.165
3. Spanjë – 1.141
4. Itali – 939
5. Kolumbi – 849
6. Portugali – 834
7. Francë – 818
8. Holandë – 790,5
9. Argjentinë – 776
10. Gjermani – 765,5.

Nga kampionatet ballkanike, më së miri ndodhet Kroacia (vendi i 18-të), ndërsa menjëherë pas saj janë Greqia (19) dhe Serbia (20). ab/

Таг
Back to top button
Close
Close