BallkanBallkan.PortalKorrespondentë Botë

Prej të mërkurën deri më 29 korrik hyrje në Greqi përmes Promahonas vetëm me test negativ për Kovid-19

Vetëm me vërtetim  në gjuhën angleze për test negativ të Kovid-19, të bërë 72 orë para udhëtimit,  nga e mërkura deri  më 29 korrik do të lejohet  hyrja  në Greqi përmes vendalimit kufitar Promahonas, sipas vendimit të përbashkët ministror të publikuar mbrëmë  në Gazetën zyrtare të Greqisë, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Athinë, 12 korrik 2020 (MIA) – Vetëm me vërtetim  në gjuhën angleze për test negativ të Kovid-19, të bërë 72 orë para udhëtimit,  nga e mërkura deri  më 29 korrik do të lejohet  hyrja  në Greqi përmes vendalimit kufitar Promahonas, sipas vendimit të përbashkët ministror të publikuar mbrëmë  në Gazetën zyrtare të Greqisë, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Turistët do të duhet në periudhën prej 72 orëve  para udhëtimit të kenë test molekular (PCR) në laboratori shtetërore ose private, të certifikuar nga shërbimi shtetëror i vendit,  ndërsa rezultati të jetë negativ.

Në vërtetimin në gjuhën angleze, duhet të përfshihen emri dhe mbiemri dhe numri i pasaportës ose letërnjoftimit.

Përveç testit negativ prej të mërkurën, për hyrje përmes Promahonas si dhe për udhëtimet me aeroplan, turistët duhet ta plotësojnë edhe  formularin special  PLF (Passenger Locator Form), përmes faqes së internetit https://travel.gov.gr, më së voni një ditë para udhëtimit, ndërsa jo në periudhën prej 48 orëve  siç ishte më parë. sr/sa/

Таг
Back to top button
Close
Close