BallkanBallkan.PortalKorrespondentë Botë

Prej sot Serbia fillon me zbatimin e “korridoreve të gjelbra” në vendkalimet kufitare edhe me Maqedoninë e Veriut

Nga sot Serbia do të fillojë zbatimin e sistemit të "korridoreve të gjelbra" në vendkalime të caktuara kufitare, përfshirë edhe me Maqedoninë e Veriut, brenda rajonit të CEFTA-s, ndërsa kur të përmbushen kushtet teknike të përcaktuara, në këtë sistem do të përfshihen edhe vendkalime tjera, njofton korrespodenti i MIA-s nga Beogradi.

Beograd, 13 prill 2020 (MIA) – Nga sot Serbia do të fillojë zbatimin e sistemit të “korridoreve të gjelbra” në vendkalime të caktuara kufitare, përfshirë edhe me Maqedoninë e Veriut, brenda rajonit të CEFTA-s, ndërsa kur të përmbushen kushtet teknike të përcaktuara, në këtë sistem do të përfshihen edhe vendkalime tjera, njofton korrespodenti i MIA-s nga Beogradi.

Siç kumtuan nga Oda Ekonomike e Serbisë (OES), sistemi i korridoreve të gjelbra është krijuar për të lehtësuar komunikacionin dhe tregtinë e mallrave në rajon, në kushte të transportit dukshëm më të ngadaltë për shkak të masave shtesë për të mbrojtur kufijtë dhe popullsinë nga pandemia e Kovid-19.

Korridoret e gjelbra paraqesin sistem të kalimeve kufitare nën regjim të posaçëm, i cili do të shpejtojë procedurat doganore si dhe procedurat e tjera. Kalimet kufitare në këtë regjim janë të hapura 24 orë në ditë, shtatë ditë në javë dhe në Serbi me këtë regjim do të punojnë edhe vendkalimet kufitare në Preshevë, Sremska Raça, Gostun dhe Merdare.

Kryesisht, sendet ushqimore dhe pajisjet mjekësore në të ardhmen do të kenë përparësinë e kalimit të të ashtuquajturave “korridoret e gjelbra” të vendosura për transport më efikas dhe kalim më të shpejtë të kufijve për të gjitha mallrat.

Njoftimi për mbërritjen e mallrave në vendkalimet kufitare do të bëhet përmes sistemit elektronik të shkëmbimit të të dhënave midis administratave doganore brenda CEFTA-s.

“Kalimet kufitare dhe korsitë e gjelbra brenda këtij sistemi janë të hapura për të gjitha llojet e mallrave, ndërsa produktet me rëndësi të veçantë humanitare kanë regjim shtesë para njoftimit i cili siguron përparësi të veçantë në vendkalimet kufitare përgjatë korridoreve të gjelbra”, vlerësojnë nga Oda Ekonomike e Serbisë.

Ky regjim përfshin produkte të caktuara të destinuara për ushqimin e njerëzve dhe kafshëve, si dhe ilaçe, pajisje mjekësore dhe veshje mbrojtëse të nevojshme për shkatërrimin si dhe mbrojtjen e popullatës nga pandemia Covid-19.

Vendet e Marrëveshjes së Tregtisë së Evropës Qendrore (CEFTA) kanë miratuar listën e produkteve themelore që duhet t’i jepet përparësi kur bëhet fjalë për transport ndërkufitar në mënyrë që të sigurohet furnizim adekuat në kontekstin e krizës së Kovid-19.

Në fund të muajit mars, kryetari i OES-së dhe Oda e Forumit të Investimeve të Ballkanit Perëndimor, Marko Çadezh i bëri thirrje kryetares së Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen, të bashkohet në sistemin “korridore të gjelbra” të BE-së, që lehtëson dhe përshpejton transportin e mallrave.

Të gjitha masat e nevojshme sanitare dhe lista e produkteve mund të gjenden në faqen e internetit të CEFTA-s. ob/bs/fab

 

Back to top button
Close
Close