BotëBotë.PortalSvet.Slajder

Prej sot në Melburn në fuqi karantinë e re që do të zgjasë gjashtë javë 

Masat e reja karantinë, të cilat do të zgjasin gjashtë javë, hynë në fuqi sot në qytetin e dytë më të madh në Australi, Melburn.

Melburn, 9 korrik 2020 (MIA) – Masat e reja karantinë, të cilat do të zgjasin gjashtë javë, hynë në fuqi sot Melburn, qyteti i e dytë më i madh në Australi.

Vendimi është marrë për shkak të kulmit të ri të infeksioneve me koronavirusin. Shtetet e Australisë i kanë forcuar kontrollet në kufijtë e tyre të brendshëm për të shmangur një valë të dytë të epidemisë.

Masat prekin rreth pesë milionë njerëz.

Disa javë pas hapjes graduale, banorët e atyre zonave do të jenë në gjendje të largohen nga shtëpitë e tyre vetëm për arsye urgjente. Mysafirë nuk lejohen në shtëpi, ndërsa shkollat ​​në zonat e prekura nuk do t’i hapin dyert edhe një javë, siç parashikohet në kalendarin e shkollës.

Banorët e Melburnit nuk guxojnë të largohen nga qyteti. ls/ar/

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close