0_Web_AktualeBallkanBallkan.PortalKorrespondentë BotëSvet.Slajder

Prej sot masa kufizuese shtesë në rajonin më të gjerë të Athinës

Prej sot do të hyjnë në fuqi masat e reja për të parandaluar përhapjen e koronavirusit në zonën e Atikës, rajoni më i gjerë i Athinës, që do të vlejnë në 14 ditët e ardhshme dhe i referohen numrit të njerëzve në tubime publike dhe private, si dhe ndryshimeve në mënyrën punës së punonjësve në sektorin privat dhe shtetëror, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Athinë, 21 shtator 2020 (MIA) – Prej sot do të hyjnë në fuqi masat e reja për të parandaluar përhapjen e koronavirusit në zonën e Atikës, rajoni më i gjerë i Athinës, që do të vlejnë në 14 ditët e ardhshme dhe i referohen numrit të njerëzve në tubime publike dhe private, si dhe ndryshimeve në mënyrën punës së punonjësve në sektorin privat dhe shtetëror, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Më konkretisht, siç kumtoi të premten zëvendësministri i Mbrojtjes Civile të Greqisë, Nikos Hardalas, prej sot deri më 4 tetor, lejohet të grumbullohen maksimumi nëntë persona në hapësira të jashtme dhe të brendshme, në dasma, pagëzime dhe funerale nuk duhet të ketë më shumë se 20 persona, të gjitha koncertet dhe shfaqjet e kinemasë në salla të mbyllura anulohen, ndërsa për 40 për qind të të punësuarve në sektorin privat dhe publik, kur është e mundur, është e detyrueshme të punojnë në distancë.

Vendoset fleksibilitet në ardhjen dhe largimin e punonjësve si për sektorin publik ashtu edhe për atë privat, pra fillimi dhe mbarimi i orarit të punës nuk duhet të jetë në të njëjtën kohë për të gjithë.

Masat u morën sepse më shumë se gjysma e rasteve aktive në Greqi ndodhen në zonën më të madhe të Athinës.

Ministri kompetent dërgoi rekomandim për ata që janë mbi 65 vjeç ose i përkasin kategorive të prekshme për të kufizuar lëvizjet e tyre në 14 ditët e ardhshme, për të shmangur përdorimin e transportit publik, për të shmangur kontaktin me njerëz të tjerë.

Paralelisht, shtatë shkolla fillore dhe të mesme në pjesë të ndryshme të Greqisë, janë mbyllur plotësisht për shkak të paraqitjes së Kovid-19 në 31 shkolla, anulohet mësimi për klasa të caktuara.

Sipas të dhënave zyrtare nga Organizata Kombëtare për Shëndetin Publik, që nga fillimi i epidemisë deri dje, janë regjistruar 15.142 raste të Kovid-19 në Greqi, ndërsa gjithsej 338 persona kanë vdekur. sr/bs

Таг
Back to top button
Close
Close