Shoqëri

Prej nesër mot stabil, të mërkurën shi i përkohshëm dhe bubullima

- Moti prej nesër do të jetë stabil, përveç se të mërkurën kur do të ketë shi të përkohshëm, ndërsa lokalisht do të jetë jostabil me shi të rrëmbyeshëm dhe paraqitje të bubullimave.

Shkup, 4 maj 2020 (MIA) – Moti prej nesër do të jetë stabil, përveç se të mërkurën kur do të ketë shi të përkohshëm, ndërsa lokalisht do të jetë jostabil me shi të rrëmbyeshëm dhe paraqitje të bubullimave.

Siç informojnë nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike, temperatura minimale në Shkup nesër do të jetë 5, ndërsa ajo maksimale 23 gradë.

Të mërkurën, temperatura minimale do të jetë në interval prej 4 deri 11, ndërsa ajo maksimale prej 13 deri në 20 gradë. Të mërkurën dhe të enjten do të fryjë erë mesatare deri e përforcuar veriore. fc/

 

Таг
Back to top button
Close
Close