BotëBotë.Portal

Prefekti i Nju-Jorkut paralajmëroi kandidaturë për zgjedhjet presidenciale (video)

Prefekti i Nju-Jorkut, Bill de Blasio paralajmëroi në video porosi se do të kandidojë për zgjedhjet presidenciale në SHBA.

Nju-Jork, 17 maj 2019 (MIA) – Prefekti i Nju-Jorkut, Bill de Blasio paralajmëroi në video porosi se do të kandidojë për zgjedhjet presidenciale në SHBA.

Anëtari 58-vjeçar i Partisë demokrate do të mund të ketë vështirësi të veçohet mes demokratëve të shumtë, posaçërisht të orientuarit e majtë, të cilët paralajmëruan se do të garojnë për nominim partiak për kandidat presidencial në vitin 2020.

De Blasio përballet me skepticizëm edhe në Nju-Jork, ku 76 për qind e qytetarëve konsiderojnë se ai nuk duhet të kandidojë.

Ai i hodhi poshtë rezultatet jo të mira nga anketat, duke besuar se porosia e tij për luftë kundër pabarazisë financiare do të gjejë jehonë tek amerikanët e zakonshëm. ab/

Таг
Back to top button
Close
Close