BiznesKorrespondentë MKD

Portali për shërbime elektronike të përdoret për paraqitjen e masave shtetërore – si subvencione për kondicionerë inverterë

Qytetarët e komunave ku ka subvencione për kondicionerë inverterë aplikimin do të mund ta bëjnë përmes portalit për shërbime elektronike uslugi.gov.mk dhe mekët lehtë dhe në kohën reale të marrin përgjigje për aplikimin e tyre. Këtë nga Tetova e porositi ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës Damjan Mançevski duke sqaruar si me digjitalizimin e shërbimeve procesi administrativ. Ministria në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë e mban tribunën e dytë nga seria e tribunave publike me temë: "Digjitalizimi i shërbimeve publike".

Tetovë, 27 janar 2020 (MIA) – Qytetarët e komunave ku ka subvencione për kondicionerë inverterë aplikimin do të mund ta bëjnë përmes portalit për shërbime elektronike uslugi.gov.mk dhe mekët lehtë dhe në kohën reale të marrin përgjigje për aplikimin e tyre. Këtë nga Tetova e porositi ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës Damjan Mançevski duke sqaruar si me digjitalizimin e shërbimeve procesi administrativ. Ministria në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë e mban tribunën e dytë nga seria e tribunave publike me temë: “Digjitalizimi i shërbimeve publike”.

Qëllimi i tribunave është që jo vetëm qytetarët, por edhe institucionet t’i njoftojmë me të gjitha mundësitë. I kemi të gjitha elementet nga aspekti teknik, qytetarëve t’u ofrohen të gjitha shërbimet. Për këtë nevojitet të ngrihet vetëdija te institucionet, kapacitetet njerëzore. Në tribunat i njoftojmë institucionet që të mundemi më shumë të bëjmë së bashku dhe t’u ofrojmë shërbime elektronike qytetarëve” tha Mançevski.

Tani për tani 128 shërbime elektronike uslugi.gov.mk në tre gjuhë. Një pjesë e lehtësimit elektronik për qytetarët është Regjistri elektronik i popullatës.

“Krahas portalit për shërbime elektronike punohet për regjistrin elektronik të popullatës – dokument tejet i ri të sistemit të menaxhmentit, punohet për sistem elektronik për menaxhim me procedurat administrative gjegjësisht  shërbimet që realisht u duhen qytetarëve dhe punohet në sistemin e identifikimit të vetëm me të cilin qytetarët me emër të vetëm të përdorimit dhe fjalëkalimit mund të logohen dhe të marrin cilindo qoftë institucion. Pjesë integrale e portalit është katalogu i shërbimeve ku i shfletuam të gjitha shërbimet e pushtetit qendror dhe lokal të cilat ekzistojnë. Ato në mënyrë të thjeshtë janë të shkruara në portal dhe qytetarët nuk duhet të  enden nga institucioni në institucion. Për këtë bashkëpunimi është me pushtetet lokale, jemi bashkë në projektin”, tha Mançevski.

Për digjitalizimin në tribunë përveç ministrit, folën edhe kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi, Azir Aliu nga Fakulteti për Shkenca  dhe Teknologji Bashkëkohore si përfaqësues i komunitetit akademik dhe Boban Millosavleski nga komuniteti i biznesit. as/

Back to top button
Close
Close