0_Sport,PortalTë Tjera

Porosi nga Ferari: Nuk e duam Hamilltonin

Njeriu i parë i Ferarit, Matia Binoto me porosi publike për prioritetet e ekipit për vitin 2021- "duam ta mbajmë Sebastian Fetellin, jo ta ndjekim Luis Hamilltonin".

Rexho Emilia, 12 shkurt 2020 (MIA) – Njeriu i parë i Ferarit, Matia Binoto me porosi publike për prioritetet e ekipit për vitin 2021- “duam ta mbajmë Sebastian Fetellin, jo ta ndjekim Luis Hamilltonin”.

“Sebastiani është zgjedhja jonë e parë. Kjo qartë i është thënë në bisedimet. Atë e duam, për të mendojmë”, ka thënë Binoto.

I pyetur nëse Hamilltoni është opsion rezervë për Ferarin, nëse Fetell i refuzon, Binoto është përgjigjur: Jo. Mendoj se gjithçka që kisha, e thash lidhur me këtë. Jemi të fokusuar në pilotët tanë dhe Seb është opsioni jonë. Nuk e duam Hamilltonin. Jemi të fokusuar në testimet dimërore dhe garat e para në sezon”, ka thënë ai.

Kampionati i ri i sezonit në Formula 1 do të fillojë më 15 mars me garën në Australi. fab/

Back to top button
Close
Close