0_Maqedoni.PortalPolitikë

Popovski – Timonie: Përcaktim kryesor i Qeverisë është liria dhe pavarësia e plotë e mediave

Ministri i obliguar për Komunikime, Llogaridhënie dhe Transparencë, Robert Popovski, sot u takua me ambasadorin francez në vend, Krisitian Timonie me të cilin kanë biseduar për angazhimet e Qeverisë për lirinë e plotë dhe pavarësinë e mediave, veçanërisht në periudhën parazgjedhore.

Shkup, 24 shkurt 2020 (MIA) – Ministri i obliguar për Komunikime, Llogaridhënie dhe Transparencë, Robert Popovski, sot u takua me ambasadorin francez në vend, Krisitian Timonie me të cilin kanë biseduar për angazhimet e Qeverisë për lirinë e plotë dhe pavarësinë e mediave, veçanërisht në periudhën parazgjedhore.

Siç kumtoi pres shërbimi qeveritar, ambasadori francez ka shfaqur shpresë se zgjedhjet e parakohshme do të mbahen në atmosferë korrekte dhe demokratike dhe se kjo është mjaft e rëndësishme në vigjilje të paralajmërimeve për lajme të mira për Maqedoninë e Veriut për fillimin e negociatave inkuadruese me BE-në.

Ambasadori Timonie, shtohet, gjithashtu ka nënvizuar se atmosfera në Paris për këtë çështje është shumë më e mirë dhe se me punë të përbashkët me faktorët politik këtu do të arrihen rezultate, si pjesë e angazhimit të Francës për integrim sa më të shpejtë dhe progres të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

“Ambasadori Timonie theksoi se i vlerëson angazhimet për transparencën e plotë të kësaj Qeverie. Ai theksoi se ka atmosferë më të mirë edhe në sferën e mediave dhe shfaqi shpresë se gjatë periudhës së ardhshme do të tejkalohet polarizimi i madh politik në këtë sferë në llogari të profesionalizmit”, thuhet në kumtesë.

Ministri Popovski, informoi se Qeveria ka arritur rezultate të jashtëzakonshme në fushën e transparencës – nga pozita e fundit në të cilën ndodhej për këtë çështje në vitin 2017, ajo tani është në vend të parë në mesin e gjashtë vendeve të rajonit.

“Qëllimi ynë është Qeveria e Republikë së Maqedonisë së Veriut të jetë transparente në mënyrë të barabartë me qeveritë e shteteve në Bashkimin Evropian, veçanërisht në pikëpamje të krimit dhe zbardhjes së tij. Kemi bërë edhe transparencë maksimale për shpenzimet e të gjithë ministrave dhe drejtorëve të ndërmarrjeve publike deri në detajin më të vogël. Gjithashtu, ne jemi Qeveria e vetme në Evropën Juglindore e cila çdo transaksion buxhetor e ka vënë për shqyrtim tek qytetarët”, nënvizoi Popovksi.

Rreth financimit të fushatës zgjedhore mediatike, Popovski theksoi se pushteti dhe opozita do të kenë minuta të barabarta të hapësirës mediatike për fushatën.

“Ministri Popovski theksoi se sipas prestigjit të qeverive evropiane edhe Qeveria e Maqedonisë së Veriut është duke ndërtuar strategji për ofrimin e mbështetjes së drejtpërdrejtë të mediave të shtypit edhe atë në shumë prej 50 për qind të shpenzimeve për botim dhe 50 për qind të shpenzimeve për distribuim për mediat që shtypen në gjuhën maqedonase dhe në shumë prej 70 për qind për mediat të cilat shtypen në gjuhët e bashkësive më të vogla me çka Qeveria e stimulon zhvillimin e tyre mediatik”, thuhet në kumtesë.

Në pikëpamje të punës së portaleve dhe rrjeteve sociale, Qeveria, shtoi ministri, është duke i ndjekur sugjerimet e Komisionit Evropian dhe e mbështet vetërregullimin e shoqatave të gazetarëve. Në këtë drejtim është përshëndetur nisma e Shoqatës së gazetarëve dhe Këshillit për Etikë në Media për listën e mediave profesionale në vend, me shpresë se kjo nismë do të ndihmojë për përforcimin e profesionalizimit të këtyre mediave si nga aspekti i qëndrueshmërisë së tyre në tregun mediatik.

Popovski e ka nënvizuar edhe rëndësinë e miratimit të Strategjisë për ballafaqim me lajmet e rrejshme duke nënvizuar se kjo Qeveri i kushton kujdes të veçantë ngritjes së nivelit të edukimit mediatik të qytetarëve, që është në plan të vihet edhe në arsim, qëndron në kumtesë. shk/

Back to top button
Close
Close