
Uashington, 15 korrik 2020 (MIA) – Sekretari shtetëror amerikan Majk Pompeo deklaroi sot se do ta vizitojë Britaninë e Madhe dhe Danimarkën javën e ardhshme, disa ditë pasi Londra paralajmëroi ndalesën për gjigantin e telekomunikimeve “Huavei”.
“Të hënën do të shkoj në Britaninë e Madhe dhe Danimarkë dhe jam i sigurt se Partia Komuniste kineze dhe kërcënimi i saj për popujt e lirë përgjatë botës do të jenë lartë në agjendën e bisedimeve”, deklaroi Pompeo në konferencën për media.
Qeveria britanike hoqi dorë nga planet e saj dhe i dha “Huaveit” rol të kufizuar në rrjetin saj të ri të shpejtë. Autoritetet në Londër bënë të ditur se po vendosin ndalesa pas sanksioneve të SHBA-së me të cilat pamundësohet garancia për siguri e pajisjes së “Huavej”. Vendimi iu jep kohë operatorëve britanikë të telekomunikimit që deri në vitin 2027 të heqin pajisjen e “Huavej”, e cila tashmë është në rrjetin britanik 5G.
Operatorët duhet të ndalojnë të blejnë pajisje 5G nga “Huavej” deri në fund të vitit.
SHBA-ja u kërcënua se do ta ndërpresë marrëveshjen për shkëmbim të informacioneve të inteligjencës me Britaninë e Madhe për shkak të shqetësimit se pajisja “Huavei” mund t’i mundësojë Qeverisë kineze që të inflirtohet në rrjetet amerikane. fc/