BotëBotë.PortalSvet.Slajder

Pompeo: SHBA-ja mendon për pranimin e njerëzve nga Hong Kongu

SHBA-ja po shqyrtonë mundësinë e pranimit të njerëzve nga Hong Kongu si përgjigje të presionit nga Kina për të imponuar ligje të sigurisë kombëtare mbi ish koloninë britanike, deklaroi sekretari amerikan  i Shtetit, Majk Pompeo.

Uashington, 2 qershor 2020 (MIA) – SHBA-ja po shqyrtonë mundësinë e pranimit të njerëzve nga Hong Kongu si përgjigje të presionit nga Kina për të imponuar ligje të sigurisë kombëtare mbi ish koloninë britanike, deklaroi sekretari amerikan  i Shtetit, Majk Pompeo.

Në pyetjen nëse Uashingtoni, e ka shqyrtuar këtë mundësi, Pompeo tha: “Ne mendojmë për këtë. Nuk e di saktësisht si do të shkojë. Britanikët, siç e dini, kanë këndvështrim tjetër. Shumë prej këtyre njerëzve kanë pasaporta britanike”.

Presidenti amerikan Donald Tramp, të premten urdhëroi administratën e tij që të fillojë procesin e heqjes së trajtimit special të SHBA-së për Hong Kongun për të ndëshkuar Kinën, por nuk tërhoqi menjëherë privilegjet që ndihmuan për ta bërë territorin qendër financiare globale.

Javën e kaluar, Britania e Madhe njoftoi se ishte e gatshme të ofrojë të drejtat për viza të zgjeruara dhe nënshtetësi për gati tre milionë banorë të Hong Kongut. bs/bsh/

Таг
Back to top button
Close
Close