BotëBotë.PortalKorrespondentë BotëSvet.Slajder

Pompeo: SHBA-ja dhe BE-ja po zhvillojnë bisedime të ashpra për rivendosje të udhëtimeve të ndërsjella

Uashingtoni dhe Brukseli po zhvillojnë bisedime të ashpra për të rivendosur udhëtimin midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian, deklaroi sekretari amerikan i Shtetit, Majk Pompeo sot në një brifing për gazetarë.

Uashington, 9 korrik 2020 (MIA) – Uashingtoni dhe Brukseli po zhvillojnë bisedime të ashpra për të rivendosur udhëtimin midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian, deklaroi sekretari amerikan i Shtetit, Majk Pompeo sot në një brifing për gazetarë.

Ai theksoi se bisedimet janë në fushën e asaj se si të veprohet më mirë nga aspekti shkencor dhe epidemiologjik që të zvogëlohet rreziku nga përhapja e koronavirusit të ri.

Ka një nevojë dhe dëshirë të thellë për të hapur ekonominë globale, që njerëzit të jenë në gjendje të fluturojnë lirshëm dhe të udhëtojnë, për turizëm ose biznes, tha Pompeo.

Ai shtoi se në bisedimet me BE-në është nga pala amerikane është e përfshirë edhe Ministria e Transportit, e cila po planifikon të vendos mënyrë të sigurt të udhëtimeve të ndërsjella. mb

Таг
Back to top button
Close
Close