BotëBotë.PortalKorrespondentë BotëSvet.Slajder

Pompeo: SHBA e hodhi poshtë raportin e KB-së për vrasjen e gjeneralit iranian Sulejmani

SHBA e hodhi poshtë  konkluzionin e raportueses speciale  të Kombeve të Bashkuara për vrasje pa gjykim (extrajudicial executions),  Anjes Kalamar se atentati amerikan mbi gjeneralin iranian Kasim Sulejmani është shkelje e të drejtës ndërkombëtare.

Uashington, 10 korrik 2020 (MIA) – SHBA e hodhi poshtë  konkluzionin e raportueses speciale  të Kombeve të Bashkuara për vrasje pa gjykim (extrajudicial executions),  Anjes Kalamar se atentati amerikan mbi gjeneralin iranian Kasim Sulejmani është shkelje e të drejtës ndërkombëtare.

“E hedhim poshtë raportin dhe konkluzionet…e raportueses së KB-së Anjes Kalamar për sulmin ajror amerikan në të cilin ishte vrarë Kasim Sulejmani, komandant  i  Gardës revolucionare islamike. Konkluzionet e zonjës Kalamar janë të rrejshme”, deklaroi sot sekretari shtetëror amerikan Majk Pompeo.

Ai shtoi se sulmi është kryer në pajtim me  të drejtën  e pacenueshme  për vetëmbrojtje të SHBA-së.

Sipas Kalamar, përdorimi i pakontrolluar i fluturakeve të armatosura pa pilot janë kërcënim  për sigurinë botërore, ndërsa vrasja e Sulejmanit  ka sjellur deri te  rreziku i  konfliktit ndërkombëtar. SHBA e ka kryer sulmin  pa e informuar Irakun, me çka e kanë shkelur sovranitetin territorial të atij vendi.

Pompeo citoi se sulmi është inicuar pas eskalimit të sulmeve ushtarake në muajt paraprak nga ana e Republikës Islamike të Iranit dhe  mbështetësit e saj militantë  mbi forcat amerikane dhe  interesat e Lindjes së Afërt.

Më 3 janar të këtij viti në afërsi të aeroportit në Bagdad, janë vrarë gjenerali Kasim Sulejmani nga forcat elite Kuds të Gardës Revolucionare Islamike, dhe Ebu Mehdi al Muhandis, komandant më i vjetër i Njësive  popullore irakiane për mobilizim. Në sulmin, përveç Sulejmanit dhe oficerëve  iranian, humbën jetët gjtihsej 10 persona,  prej të cilëve pesë nga Iraku.

Sulmi vijoi vetëm një ditë pas prejse presidenti amerikan Donald Tramp deklaroi se SHBA gjtihmonë do t’i mbrojë  diplomatët amerikan,  zyrtarët ushtarak dhe të gjithë amerikanët. bk/sa/

Таг
Back to top button
Close
Close