BotëBotë.PortalSvet.Slajder

Pompeo: Perëndimi po fiton

Sekretari amerikan i shtetit Majk Pompeo sot në konferencën e sigurisë në Munih e ka potencuar rolin global të SHBA-së dhe e ka kritikuar Kinën dhe Rusinë duke thënë se mbisundojnë vlerat perëndimore

Munih, 15 shkurt 2020 (MIA) – Sekretari amerikan i shtetit Majk Pompeo sot në konferencën e sigurisë në Munih e ka potencuar rolin global të SHBA-së dhe e ka kritikuar Kinën dhe Rusinë duke thënë se mbisundojnë vlerat perëndimore.

Ai ka shtuar se është i gëzuar për shkak të pohimeve të tepruara të “vdekjes” së Aleancës transatlantike.

“Perëndimi po fiton dhe ne bashkë po fitojmë”, ka thënë Pompeo.

Ai ka shtuar se Rusia, Irani dhe Kina e destabilizojnë sistemin ndërkombëtar dhe se përmes aktiviteteve kibernetike tentojnë të përhapin ndikimin e tyre.

“Huaveji dhe kompanitë tjera kineze teknologjike janë Kali i Trojës i shërbimeve kineze të zbulimit, kompanitë ruse për dezinformatë tentojnë të kthejnë qytetarët tanë njëri kundër tjetrit, ndërsa sulmet kibernetike iraniane e dëmtojnë rrjetin kompjuterik në Lindjen e Afërt”, ka thënë Pompeo.

Ndryshe, organizatorët në konferencën e sigurisë në Munih që ka filluar dje në plan të parë e ka theksuar temën “Mungesë e rëndësisë në Perëndim” (Westlessness). Portali nga Brukseli “Politiko” madje ka theksuar se shprehja daton nga Monti Pajton për Perëndimin. fab/

 

 

 

 

 

 

Таг
Back to top button
Close
Close