BotëBotë.Portal

Pompeo për vizitë në Kazakistan

Sekretari shtetëror amerikan Majk Pompeo nga Bjellorusia udhëton në Kazakistan ku ka pasur takim me kryeministrin Muhtar Tleuberdi.

Nursultan, 2 shkurt 2020 (MIA) – Sekretari shtetëror amerikan Majk Pompeo nga Bjellorusia udhëton në Kazakistan ku ka pasur takim me kryeministrin Muhtar Tleuberdi.

Pas takimit, Pompeo tha se kanë biseduar për tregtinë me njerëz dhe problemet me myslimanët ujgurë dhe kazahi të arrestuar në provincën kineze Sinxhijang.

“Prej tyre kërkojmë vetëm të sigurojnë strehim dhe azil për ato që duan ta braktisin Kinën” tha Pompeo.

Ai u uroi autoriteteve kazikastineze që i pranuan luftëtarët e të ashtuquajturës Shteti Islamik nga Iraku dhe Siria dhe u bën thirrje të vazhdojnë me reformat që do të tërheqin më shumë investime amerikane.

Pompeo tha se SHBA-ja do t’i ndihmojë Kazakistanit të mbrohet edhe nga koronavirusi.

Në kuadër të turneut pas Evropës dhe Azisë Qendrore, Pompeo, krahas Kazakistanit, Bjellorusisë dhe Ukrainës, do ta vizitojë edhe Uzbekistanin. sn/

Таг
Back to top button
Close
Close