BallkanBallkan.PortalSvet.Slajder

Pompeo: Pavarësia e Kosovës mbetet kyçe për stabilitetin e rajonit

- Sekretari shtetëror amerikan Majk Pompeo deklaroi se sovraniteti dhe pavarësia Kosovës mbeten kyçe për sigurinë dhe stabilitetin e Ballkanit Perëndimor.

Uashington, 17 shkurt 2020 (MIA) – Sekretari shtetëror amerikan Majk Pompeo deklaroi se sovraniteti dhe pavarësia Kosovës mbeten kyçe për sigurinë dhe stabilitetin e Ballkanit Perëndimor.

“Kosova pas zgjedhjeve të fundit parlamentare dhe formimin e Qeverisë ka mundësi të re që ta realizojë potencialin e plotë edhe për qytetarët e saj edhe për vendet fqinje”, kumtoi Departamenti i Shtetit.

Pompeo në urimin me rastin e Pavarësisë së Kosovës e potencoi partneritetin e fuqishëm ndërmjet të dyja vendeve.

“SHBA-ja e mbështet Kosovën në rrugën drejtë integrimit në institucionet transatlantike dhe do të vazhdojnë të punojnë në përforcimin e sundimit të së drejtës, çrrënjosjen e korrupsionit dhe nxitjen e prosperitetit ekonomik për të gjithë qytetarët e Kosovës”, theksohet në urimin e Pompeos me rastin e Ditës së Pavarësisë së Kosovës.

Ai theksoi se “SHBA-ja është e inkurajuar nga ngjarjet e fundit të cilat sinjalizojnë hap drejtë nxitjes së investimeve, turizmit dhe lidhjeve komerciale dhe ndërnjerëzore  me Serbinë, me çka vendoset themel për progres të mëtutjeshëm drejtë normalizimit gjithëpërfshirës në të ardhme të afërt”.

Kuvendi i Kosovës më 17 shkurt të vitit 2008 e miratoi Deklaratën e Pavarësisë. fc/

Таг
Back to top button
Close
Close