EvropëEvropë.PortalSvet.Slajder

Pompeo nga Praga e filloi vizitën e tij në shtetet e Evropës Qendrore

Sekretari amerikan i Shtetit, Majk Pompeo me vizitën e sotme në çeki, e filloi turnenë pesëditore në Evropën Qendrore, ndërsa me nikoqirët e tij do të diskutojë kryesisht për Kinën dhe për rrjetin 5G.

Praga, 11 gusht 2020 (MIA) – Sekretari amerikan i Shtetit, Majk Pompeo me vizitën e sotme në çeki, e filloi turnenë pesëditore në Evropën Qendrore, ndërsa me nikoqirët e tij do të diskutojë kryesisht për Kinën dhe për rrjetin 5G.

Pompeo do të qëndrojë dy ditë në Republikën Çeke, pastaj vijojnë vizitat në Slloveni, Austri dhe Poloni. Ai do të përpiqet të bind bashkëbiseduesit e tij në ndërtimin e rrjetit 5G, për të anashkaluar kompaninë kineze të telekomunikacionit Huavej, e cila për Uashingtonin është kërcënim për siguri kombëtare.

Bisedimet për uljen e varësisë energjetike nga Rusia, janë gjithashtu në agjendën e sekretarit të Shtetit të SHBA-së.

Pompeo do të takohet me shefin e diplomacisë çeke, Tomas Petricek në Pëlzen, ku ai do të bëjë homazhe për trupat amerikane që çliruan qytetin nga nazistët në vitin 1945.

Për nesër është planifikuar takim me biznesmenë çekë dhe amerikanë, me të cilët do të diskutojë për rrjetin 5G, pastaj vijon takimi me kryeministrin çek, Andrej Babish dhe me presidentin, Milosh Zeman.

Pompeo të enjten do të vizitojë Slloveninë, gjatë së cilës do të nënshkruhet marrëveshje bilaterale për çështje të sigurisë që lidhen me rrjetin 5G.

Në të njëjtën ditë, Pompeo do të takohet me kancelarin austriak, Sebastian Kurc, me të cilin do të diskutojë për tregtinë SHBA-Austri, si dhe pjesëmarrjen e Austrisë në misionet paqeruajtëse në botë.

Sekretari amerikan i Shtetit të shtunën është planifikuar të vizitojë Poloninë, për të diskutuar për sistemimin e trupave që tërhiqen nga Gjermania.

Pentagoni, paraprakisht, njoftoi se 6.400 trupa amerikanë po tërhiqeshin nga Gjermania dhe se 5.600 trupa ushtarakë do të sistemoheshin në vendet e tjera anëtare të NATO-s. Paraprakisht, Ministria e Mbrojtjes së Polonisë, njoftoi se të paktën një mijë trupa ushtarake do të sistemoheshin në vend dhe se do të krijohej strukturë e krahut lindor të NATO-s. bs/bsh/

Таг
Back to top button
Close
Close