BotëBotë.PortalSvet.Slajder

Pompeo: Nëse duhet, me kënaqësi do të dëshmoj në procesin e revokimit të Trmapit

Sekretari amerikan i Shtetit, Majk Pompeo deklaroi sot se është i gatshëm të dëshmojë në procesin e revokimit të presidentit amerikan Donald Tramp nëse ka detyrim ligjor.

Uashington, 2 janar 2020 (MIA) – Sekretari amerikan i Shtetit, Majk Pompeo deklaroi sot se është i gatshëm të dëshmojë në procesin e revokimit të presidentit amerikan Donald Tramp nëse ka detyrim ligjor.

“Nëse sipas ligjit duhet të dëshmoj, siç thash më parë, do të më vijë mirë ta bëjë këtë”, deklaroi Pompeo para gazetarëve në Xhamajka. Ai shtoi se nuk e përcjell procesin derisa është në turne nëpër hemisferën perëndimore.

Paraprakisht sot, presidenti amerikan Tramp deklaroi se do të donte që kohë më të gjatë gjykim për impiçment, me qëllim që funksionarë aktualë dhe të mëparshëm të administratës të dëshmojnë, por konsideron se paraqitja e tyre në rolin e dëshmitarëve do të paraqiste rrezik për sigurinë kombëtare.

Ai në konferencën për shtyp në Davos ku merr pjesë në Forumin Botëror Ekonomik, theksoi se Senati duhet të vendos si do të zhvillohet procesi, por personalisht do të doja që ish-këshilltari për siguri kombëtare Xhon Bolton dhe sekretari  Pompeo të dëshmojnë.

Senati amerikan mbrëmë miratoi rregulla për udhëheqje të procedurës për revokim së Trampit, duke përfshirë anulim të debatit për thirrje të dëshmitarëve deri nga mesi gjykimit.

Vendimi për impiçment në Senat merret me dy të tretën e shumicës dhe Traмpi është presidenti i katërt, i cili përballet me mundësi të këtillë. Asnjë president i SHBA-së deri më tani nuk është ndërruar përmes rezultatit direkt nga procesi i revokimit. mb/

Таг
Back to top button
Close
Close