EvropëEvropë.Portal

Pompeo në takim me biznesmenë austriakë

Sekretari amerikan i shtetit, Majk Pompeo u takua sot në Vjenë me ministrin e Financave të Austrisë, Gernot Blimel si dhe me përfaqësues të kompanive austriake.

Vjenë, 14 gusht 2020 (MIA) – Sekretari amerikan i shtetit, Majk Pompeo u takua sot në Vjenë me ministrin e Financave të Austrisë, Gernot Blimel si dhe me përfaqësues të kompanive austriake.

Pas takimit, Pompeo pa dhënë detaje të tjera, konstatoi se SHBA-ja është tregu i dytë më i rëndësishëm i eksportit për Austrinë dhe theksoi se të dy vendet kanë interes të theksojnë atë që kanë të përbashkët, në krahasim me atë që i ndan.

SHBA-ja dhe Austria kanë disa mosmarrëveshje në fushën e ekonomisë, kështu që Uashingtoni ngriti padi kundër Vjenës për të ashtuquajturin “taksë digjitale” dhe gjithashtu diskutohet në lidhje me rrjetin 5G dhe gazsjellësin “Rrjedha Veriore 2”.

Këtë pasdite Pompeo kishte planifikuar të takohet me presidentin, Aleksander van der Belen dhe ministrin e Punëve të Jashtme, Aleksander Shalenberg. Pompeo do të takohet gjithashtu me ministrin e Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias për të diskutuar mosmarrëveshjen aktuale greko-turke dhe shefin e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Bërthamore Rafael Grosi. bs/fab

Back to top button
Close
Close