0_Maqedoni.Portal0_Web_Ballina - Sllajder0_Web_Përzgjedhja e redaktoritKorrespondentë BotëMakedonija.SlajderPolitikë

Pompeo: Në 231 vjetorin e Departamentit të shtetit “e pritëm Maqedoninë e Veriut në NATO”

Sekretari shtetëror amerikan Majk Pompeo në shënimin e 231 vjetorit   nga formimi i Departamentit të shtetit mbrëmë i theksoi sukseset e diplomacisë amerikane  në vitin e fundit, mes të cilave, e potencoi edhe anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO.

Uashington, 28 korrik 2020 (MIA) – Sekretari shtetëror amerikan Majk Pompeo në shënimin e 231 vjetorit   nga formimi i Departamentit të shtetit mbrëmë i theksoi sukseset e diplomacisë amerikane  në vitin e fundit, mes të cilave, e potencoi edhe anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO.

“Kjo datë e rëndësishme është mundësi të potencohet roli i rëndësishëm i diplomacisë sonë në përparimin e interesave, sigurisë dhe prosperitetit ekonomik të popullit amerikan”, potencoi Pompeo.

Ai i lavdëroi kuadrot në Departamentin e shtetit për “punën e jashtëzakonshme për promovim dhe prezantim  të vlerave tona  demokratike  dhe përparim të kauzës për një botë të lirë, paqësore dhe të prosperuar”.

“Në vitin që kaloi, vazhduam me presionin kundër regjimit  në Iran…, promovuam paqe në Afganistan… aleatëve dhe partnerëve tanë  ua zbuluam  natyrën e vërtetë  të Partisë Komuniste kineze. Gjithashtu, e  pritëm Maqedoninë e Veriut si anëtare e 30-të  e NATO-s dhe publikuam plan  për implementim të strategjisë  amerikane për gratë, paqen dhe sigurinë, sepse t’i jepet  pushteti grave është e drejtë dhe kjo do ta bëjë botën më të sigurt”, thuhet në  kumtesën e sekretarit shtetëror amerikan.

Në të theksohen edhe përpjekjet e mëdha që SHBA i bën në luftën  me pandeminë e koronavirusit në vend dhe botë. kb/sa/

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close