BallkanBallkan.PortalKorrespondentë BotëSvet.Slajder

Pompeo me letër deri tek Micotakis: Greqia lojtar kyç në Mesdheun Lindor dhe në Ballkan

Greqinë e konsiderojmë si aleat kyç dhe lojtar në Mesdheun Lindor dhe në Ballkan, shkruan në letrën e dërguar nga sekretari amerikan i shtetit Majk Pompeo deri tek kryeministri grek Kirijakos Micotakis, njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Athinë, 21 janar 2020 (MIA) – Greqinë e konsiderojmë si aleat kyç dhe lojtar në Mesdheun Lindor dhe në Ballkan, shkruan në letrën e dërguar nga sekretari amerikan i shtetit Majk Pompeo deri tek kryeministri grek Kirijakos Micotakis, njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Pompeo thotë se vizita e fundit e Micotakis në SHBA “ishte një konfirmim i qartë i lidhjeve të ngushta dhe bashkëpunimin mes dy vendeve”, shton se gjatë krizës SHBA-ja e ka mbështetur Greqinë dhe do të vazhdojnë ta mbështesin.

“E konsiderojmë Athinën si aleat kyç dhe lojtar kyç në Mesdheun Lindor dhe në Ballkan. SHBA-ja do të mbetet e përkushtuar në mbështetjen e prosperitetit, sigurisë dhe demokracisë së Greqisë”, shkruan Pompeo dhe i përsërit qëndrimet e tija të shprehura derisa me Micotakis ishin së bashku me grekët në Amerikë se do të vazhdojnë me mbështetjen e Greqisë si lider në Evropë.

Sekretari amerikan i shtetit thotë se SHBA-ja me kujdes i ndjekë ngjarjet në rajon dhe thekson se ata të cilët kanë interesa në Mesdheun Lindor duhet të kërkojnë zgjidhje në mënyrë të qetë dhe “të përmbahen nga cili do veprim ose deklaratë që mund të jenë provokuese”.

“Nuk na duhet eskalim i tensioneve në rajon, por dialog i sinqertë që çon deri në rezultate që e respektojnë të drejtën ndërkombëtare”, shton Pompeo në letër, transmeton MIA.

Ai e përmend edhe nënshkrimin e marrëveshjes për bashkëpunim të përbashkët mbrojtjes mes dy vendeve dhe e përsërit qëndrimin e Trampit nga takimi me Micotakis se marrëdhëniet mes SHBA-së dhe Greqisë janë të jashtëzakonshme.

Në fund të letrës e falënderon kryeministrin grek për miqësinë dhe shton se do të vazhdojnë ta ndërtojnë ndaj partneritetit tani më të suksesshëm mes dy vendeve.

Në brifingun e sotëm të rregullt me gazetarët dhe korrespondentët e huaj, zëvendësministri dhe zëdhënës i qeverisë greke, Stelios Pecas tha se letra është përgjigje deri tek të gjithë ata të cilët “kanë shpejtuar ta diskreditojnë” vizitën e Micotakis në SHBA.

“Në letër, SHBA-ja nuk flet vetëm për obligimin për zgjidhjen e dallimeve me mjete të qeta që të shmangen aktet ose deklaratat provokuese. Kryesisht potencojnë, edhe atë dy herë në letrën e njëjtë, se SHBA-ja mbetet e obliguar për ta mbështetur prosperitetin, sigurinë dhe demokracinë e Greqisë. Përveç kësaj, theksojnë se do të vazhdojnë ta mbështesin Greqinë si aleat kyç dhe si lojtar kyç në Mesdheun Lindor dhe në Ballkan”, ka thënë Pecas.

Ai shton se është e qartë se letra e sekretarit amerikan të shtetit konfirmon se marrëdhëniet mes Greqisë dhe SHBA-së “janë në nivel më të mirë në dekadat e fundit”. sr/fb/

Back to top button
Close
Close