BallkanBallkan.PortalKorrespondentë BotëSvet.Slajder

Pompeo javën e ardhshme për vizitë në Greqi, Qeveria pret mbështetje praktike

Sekretari amerikan i shtetit, Majk Pompeo, javën e ardhshme do ta vizitojë Greqinë, ndërsa Qeveria greke, siç sqaroi zëdhënësi i saj në brifingun e sotëm të rregullt me gazetarët, pret mbështetje praktike, veçanërisht lidhur me aktivitetet turke në Mesdheun lindor, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina. 

Athinë, 21 shtator 2020 (MIA) – Sekretari amerikan i shtetit, Majk Pompeo, javën e ardhshme do ta vizitojë Greqinë, ndërsa Qeveria greke, siç sqaroi zëdhënësi i saj në brifingun e sotëm të rregullt me gazetarët, pret mbështetje praktike, veçanërisht lidhur me aktivitetet turke në Mesdheun lindor, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

“Presim të konfirmohet ajo që disa herë ishte thënë nga ana amerikane në periudhën e kaluar, gjegjësisht mbështetje praktike të pozicioneve greke në të gjitha nivelet, veçanërisht lidhur me provokimet turke në Mesdheun lindor. Ekzistojnë edhe një sërë temash rreth bashkëpunimit të të dyja vendeve, të cilat do të shprehen përmes vizitës edhe në Athinë edhe në Kretë”, tha Pecasi.

Shtoi se programi i saktë do të publikohet ditëve të ardhshme, ndërsa sipas informacioneve në Greqi, ne siguri është se do të mbërrijë të hënën, në çdo rast pas përfundimit të Samitit të jashtëzakonshëm të BE-së për Turqinë që do të mbahet të enjten dhe të premten. sr/ar/

Таг
Back to top button
Close
Close