BotëBotë.Portal

Pompeo: Irani dëboi personel mjekësor nga “Mjek pa kufij”

Sekretari amerikan i shtetit Majk Pompeo konfirmoi se autoritetet iraniane nga vendi kanë dëbuar përfaqësues të organizatës humanitare "Mjek pa kufij" të cilët kanë ndihmuar në luftën me koronavieusin e ri.

Uashington, 25 mars 2020 (MIA) – Sekretari amerikan i shtetit Majk Pompeo konfirmoi se autoritetet iraniane nga vendi kanë dëbuar përfaqësues të organizatës humanitare “Mjek pa kufij” të cilët kanë ndihmuar në luftën me koronavieusin e ri.

Ata kanë ndërtuar spital terreni në Iran për pacientët më të rrezikuar nga virusi.

“Viktimat më të mëdha të regjimit janë vetë qytetarët”, ka shkruar Pompeo në Tuiter.

Në Iran janë regjistruar më shumë se 27.000 të infektuar me Kovid 19, ndërsa rreth 2.100 persona kanë vdekur. Autoritetet informuan se nëse rreth 9.600 njerëz janë mjekuar.

Ndihmë humanitare për Iranin dërguan Kina, Rusia, Britania e Madhe, Franca, Gjermania dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë, si dhe disa vende të tjera.

Teherani refuzoi ndihmë amerikane duke thënë se mundësi më e mirë do të jetë shfuqizimi i sanksioneve. sn/

Таг
Back to top button
Close
Close