BotëBotë.Portal

Pompeo i lavdëroi Gugllin, Fejsbukun dhe Tuiterin për shkak të Hong Kongut

Sekretari ameritkan u shtetit, Majk Pompeo ka lavdëruar kompanitë Gugëll, Fejsbuk dhe Tuiter për refuzimin e dorëzimit të të dhënave përdoruesve të qeverisë së tyre në Hong Kong dhe inkurajimin e kompanive të tjera të bëjnë të njëjtën gjë.

Uashington, 8 korrik 2020 (MIA) – Sekretari ameritkan u shtetit, Majk Pompeo ka lavdëruar kompanitë Gugëll, Fejsbuk dhe Tuiter për refuzimin e dorëzimit të të dhënave përdoruesve të qeverisë së tyre në Hong Kong dhe inkurajimin e kompanive të tjera të bëjnë të njëjtën gjë.

“Pekini ka thënë se do t’i japë më shumë autonomi popullit të Hong Kongut për 50 vite dhe shiko se çfarë ndodhi pas vetëm 23 vjetësh – premtime boshe”, theksoi Pompeo.

Gugëll, Fejsbuk dhe Tuiter kanë pezulluar më parë përpunimin e kërkesave të shtetit për të dhënat e përdoruesve në Hong Kong, pasi Kina vendosi ligj të ri të sigurisë kombëtare për qytetin gjysmë-autonom.

Fejsbuku i cili zotëron Uatsap dhe Instagram, po “ndalon” ekzaminimet për të gjitha shërbimet e tij “në pritje të vlerësimeve të mëtejshme të Aktit të Sigurisë Kombëtare”, thuhet në deklaratë.

Tuiter kumtoi se kishte pezulluar të gjitha pretendimet nga autoritetet e Hong Kongut menjëherë pasi javën e kaluar hyri në fuqi ligji duke u thirrur në “shqetësime serioze” për shkak implikimeve të tij.

Kompanitë nuk specifikuan nëse pezullimet do të zbatoheshin për kërkesat e qeverisë për të hequr përmbajtjen e krijuar nga përdoruesi i shërbimeve të tyre në Hong Kong.

Këto kompani kanë operuar lirshëm në Hong Kong për kohë të gjatë, ku qasja në internet nuk ndikohet nga kufizimet e vendosura në Kinën kontinentale e cila bllokon Gugëll, Fejsbuk dhe Tuiter. bs/fab

Таг
Back to top button
Close
Close