0_Maqedoni.Portal0_Web_Ballina - Sllajder0_Web_Përzgjedhja e redaktoritKorrespondentë BotëMakedonija.SlajderPolitikë

Pompeo: Hyrja e Maqedonisë së Veriut në NATO e forcon Aleancën

Sekretari amerikan i shtetit, Majk Pompeo sot edhe një herë ka përgëzuar Maqedoninë e Veriut si anëtaren e 30-të të NATO-s.

Uashington, 7 prill 2020 (MIA) – Sekretari amerikan i shtetit, Majk Pompeo sot edhe një herë ka përgëzuar Maqedoninë e Veriut si anëtaren e 30-të të NATO-s.

Në takimin me gazetarët ai ka deklaruar se me hyrjen e vendit në NATO, Aleanca po forcohet “kolosalisht”.

“Kjo është edhe një dëshmi për vendet që dinë se aleanca me kombet e lira të Perëndimit është mënyra më e mirë të arrihet siguri, stabilitet dhe prosperitet për kombin e tyre”, ka thënë Pompeo.

Konferenca e sotme për shtyp e Pompeos, madje ka qenë e  përkushtuar tërësisht në rrezikun e përhapjes së koronavirusit në SHBA dhe përpjekjet që i bën Departamenti i shtetit në riatdhesimin e amerikanëve nga zonat e rrezikuara në të gjithë botën. kb/fab

 

 

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close