BotëBotë.Portal

Pompeo: G7 e ka konstatuar fushatën kineze për dezinformatë

Grupi i shtatë vendeve më të zhvilluara në botë G7 sot e ka konstatuar "fushatën kineze për dezinformatë" për koronavirusin e ri, deklaroi shefi i diplomacisë amerikane Majk Pompeo.

Uashington, 25 mars 2020 (MIA) – Grupi i shtatë vendeve më të zhvilluara në botë G7 sot e ka konstatuar “fushatën kineze për dezinformatë” për koronavirusin e ri, deklaroi shefi i diplomacisë amerikane Majk Pompeo.

“Partia Komuniste e Kinës paraqet kërcënim të madh për shëndetin tonë dhe mënyrën tonë të jetesës, siç ai qartë e tregoi epideminë”, tha Pompeo në konferencën për shtyp në Uashington pas takimit virtual me kolegët nga Gjermania, Franca, Britania e Madhe, Italia, Kanadaja dhe Japonia.

Uashingtoni e akuzon Kinën për shkak të mostransparencës në fillim të epidemisë së koronavirusit dhe që ka lejuar të zgjerohet në botë.

Ministrat e punëve të jashtme të G7 janë takuar para samitit virtual të G20 të forcave më të mëdha botërore, në të cilin marrin pjesë edhe liderët amerikanë dhe kinezë.

Pompeo tha se “nuk është koha për akuza, koha është për zgjidhje të këtij problemi botëror”.

“Në mënyrë dëshpëruese duam të punojmë me të gjitha vendet në botë, duke e përfshirë edhe Kinën, të gjejmë zgjidhje që një numër sa më i madh i njerëzve të mbeten gjallë, ndërsa pastaj ata rikuperojmë ekonominë që e shkatërroi virusi nga Vuhani”, shtoi shefi i diplomacisë amerikane.

Pompeo, tha se “çdo komb që ke në takimin e mëngjesit të ditës së sotme  është thellësisht i vetëdijshëm për fushatën për dezinformata në të cilën është e angazhuar Partia Komuniste e Kinës”. ar/

Таг
Back to top button
Close
Close