BallkanBallkan.PortalSvet.Slajder

Pompeo edhe në Slloveni e akuzoi Kinën se po përpiqet t’i kontrollojë njerëzit dhe ekonomitë

Sekretari shtetëror amerikan e vizitoi sot Slloveninë si pjesë e një turneu mini-evropian, me ç'rast përsëriti se batica po kthehet në Partinë Komuniste të Kinës e cila përpiqet t'i kontrollojë njerëzit dhe ekonomitë e tjera, ndërsa kryeministri slloven Janez Jansha tha se vendi nuk do të shpëtonte nga regjimi komunist pa ndihmën e SHBA-së.

Lubjanë, 13 gusht 2020 (MIA) – Sekretari shtetëror amerikan e vizitoi sot Slloveninë si pjesë e një turneu mini-evropian, me ç’rast përsëriti se batica po kthehet në Partinë Komuniste të Kinës e cila përpiqet t’i kontrollojë njerëzit dhe ekonomitë e tjera, ndërsa kryeministri slloven Janez Jansha tha se vendi nuk do të shpëtonte nga regjimi komunist pa ndihmën e SHBA-së.

Pompeo në pres konferencë pas nënshkrimit të deklaratës së përbashkët për siguri të 5G, theksoi se liderët në Evropë dhe në mbarë botën duan të jetojnë lirshëm, qoftë në Bjellorusi, Liban, Hong Kong apo në ndonjë vend tjetër.

“E di që Sllovenia është krenare që është udhëheqëse në shkencë dhe teknologji, ndërsa kur bëheni një shtet i pastër 5G, siç bëni sot, ju do ta forconi atë pozicion. Batica po kthehet kundër Partisë Komuniste të Kinës dhe përpjekjeve të saj për ta kufizuar lirinë e të gjithëve neve”, theksoi Pompeo.

Ndërsa kryeministri slloven Janez Jansha foli për të kaluarën e Sllovenisë si pjesë e ish-Jugosllavisë, duke theksua se vendi ishte pjesë e një regjimi totalitar 32 vjet më parë, ndërsa tani është një vend i lirë.

Ai e falënderoi SHBA-në që erdhën dy herë në Evropë në shekullin e kaluar, së pari për të ndihmuar në luftën kundër nazizmit, ndërsa më pas edhe për “çlirimin nga tirania e komunizmit”. ls/fab

Таг
Back to top button
Close
Close