BotëBotë.Portal

Pompeo e hodhi poshtë raportin për revokimin e Trampit: Gjithçka është gabim

Sekretari amerikan i shtetit Majk Pompeo sot e hodhi poshtë raportin për prezantimin e rastit për revokimin e presidentit amerikan Donald Tramp me deklaratën: Thjesht gjithçka është gabim.

Lisbonë, 5 dhjetor 2019 (MIA) – Sekretari amerikan i shtetit Majk Pompeo sot e hodhi poshtë raportin për prezantimin e rastit për revokimin e presidentit amerikan Donald Tramp me deklaratën: Thjesht gjithçka është gabim.

Në raportin 300 faqesh, të publikuar nga demokratët të cilët e udhëheqin Komitetin për Zbulim në Dhomën Përfaqësuese, janë nxjerrë akuza se Trampi e ka keqpërdorë pushtetin.

Sipas raportit, Pompeo ndodhet midis funksionarëve më të lartë të cilët kanë ditur apo megjithatë kanë qenë të përzier në të si të realizojnë interes politik nga një vend i huaj.

Presidenti raepublikan Donald Tramp i ka mohuar të  gjitha akuzat, duke i quajtur hetimin – mashtrim.

Në raport është theksuar se shumë vartës të afërt dhe këshilltarë të Trampit, duke e përfshirë edhe Pompeon, i kanë ndihmuar presidentit amerikan të kryejë presion mbi Ukrainën, ndërsa në këtë rast Kongresi nuk është informuar për atë.

Таг
Back to top button
Close
Close